Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është institucion i pavarur. Financimi nga buxheti i shtetit për KQZ-në ndryshon nga viti në vit e sidomos në vite zgjedhore. Dy zërat për KQZ që financohen nga buxheti janë : “planifikim, menaxhim dhe administrim” si dhe “zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Në vitin 2013 sipas buxhetit të planifikuar, KQZ financohet në vlerë 723 milion lekë. Kjo shumë është më e larta e parashikuar ndonjëherë. Zëri “Planifikim, menaxhim dhe Administrim” shënon vlerën 123 milion lekë ndërsa Zëri “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale” do të financohen në vlerën 600 milion.
Vlera ne (000) mije lek
Përpunimi dhe komentet: ODA
Financimi më i lartë për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve shënohet në vitin 2008, vit i cili edhe pse nuk është vit i mbajtjes së ndonjë procesi zgjedhor shënon përgatije dhe kosto për zgjedhjet parlamentare të vitit pasardhës 2009. Për sa i përket financimit për zërin “zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”, vëmë re që shuma e alokuar për të në 3 vitet e fundit elektorale është e njëjtë prej 600 milion leke.
Vlera ne (000) mije lek
Përpunimi dhe komentet: ODA
Duke parë buxhetin total të alokuar ndaj KQZ për një periudhë dhjetë vjeçare nga 2003 deri në 2013, dhe duke ju referuar buxhetit të konsoliduar fillestar, vihet re që financimi më i lartë është në tre vitet e fundit elektoralë me një trend rritës nga 2009 në 2013. Kështu nga 695 milion në vitin elektoral 2009, vlera shkon në 702 milion në 2011 dhe 723 milion për vitin 2013.