Bilanci i pagesave ёshtё njё pasqyrë statistikore qё pёrmbledh nё mёnyrё sistematike, pёr një periudhë tё caktuar kohe, transaksionet ekonomike tё njё vendi me botën qё e rrethon. Ai nuk trajton vetëm ato transaksione qё nёnkuptojnё pagesa, por transaksionet ekonomike nё pёrgjithёsi. Njё transaksion ekonomik ndeshet atёherё kur njё vlerë ekonomike ndërron pronësi.

Open Data Albania ka pёrditёsuar tё dhënat e Bilancit tё Pagesave me ato të vitit 2011. Grafiku më poshtë paraqet treguesit e Bilancit tё Pagesave për vitin 2011:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Llogaria korrente mbulon tё gjitha transaksionet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentёve tё Shqipёrisё nё mallra, shёrbime, tё ardhura dhe transferta tё njёanshme.

Llogaria kapitale dhe financiare ndahet nё llogarinë kapitale dhe nё llogarinë financiare. Llogaria Kapitale teorikisht mbulon Transfertat Kapitale dhe Transaksionet nё Mjete Jofizike Jofinanciare. Llogaria Financiare mbulon transaksionet nё mjetet dhe detyrimet e huaja tё Shqipёrisё.

Nё praktikё shpesh informacioni sigurohet nga burime tё ndryshme dhe kur nuk disponohen tё dhёna aplikohen edhe vlerësime. Pra shuma e kredive me debitë mund tё rezultojё nё njё shumë neto kreditore ose debitore. Pikërisht pёr tё “balancuar” bilancin kjo shumё vendoset artificialisht me shenjë tё kundërt në zërin “Gabime dhe Harresa Neto”.

Grafiku mё poshtë tregon se si kanë ndryshuar këta tregues nga viti 2007 në vitin 2011:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci