Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Organe të Qeverisë Vendore 2011. Në përfundim të procesit PDIU ka paraqitur për auditim pasqyra të plota mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fonde jopublike si donacione private.

Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2011, PDIU ka shpenzuar 12 972 915 Lek. Në total fondet e mbledhura janë 13 491 652 Lek dhe pasqyra financiare për fushatën zgjedhore 2011 karakterizohet nga tepricë fondesh në masën 518 737 Lek ose 3,9% e totalit të shpenzimeve.

Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata 2011.


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PDIU. Pasqyra e Fondeve të Përfituara dhe të shpenzuara gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet në Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Struktura e fondeve të përftuara nga Partia për Fushatë rezulton tepër e thjeshtëzuar. Kështu PDIU në total ka siguruar për fushatën zgjedhore 12 972 915 Lek. Nga kjo vlerë të ardhura të subjektit nga Fonde Publike, sipas nenit 87 Kodi Zgjedhor janë 7 911 752 Lek. Ndërkohë PDIU ka siguruar 5 579 900  lekë nëpërmjet donacioneve private. Partia nuk ka aktivizuar fonde të vetat të mëhershme për mbulim të shpenzimeve në fushatë.



Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PDIU. Pasqyra e Fondeve të
Përfituara dhe të shpenzuara gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet në
Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PDIU. Pasqyra e Fondeve të
Përfituara dhe të shpenzuara gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet në
Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka 5 492 600 Lek ose 98.4% te donacioneve te saj nga dhurues për vlera më të mëdha se 100 000 Lek, për te cilat ka deklaruar edhe listën më të dhënat e donatoreve sipas nenit 90 te Kodit Zgjedhor. Pjesa tjetër e donacioneve, përbehen nga dhurime të donatorëve për vlera nën 100 000 Lek.

Struktura e Donacioneve PDIU, Fushatë Zgjedhore 2011


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PDIU. Pasqyra e Fondeve të Përfituara dhe të shpenzuara gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet në Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Lista e donatorëve të PDIU përmban 6 subjekte ndër ta tre individ,  një shoqëri më përgjegjësi të kufizuar dhe dy shoqëri anonime.



Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PDIU. Pasqyra e Fondeve të
Përfituara dhe të shpenzuara gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet në
Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu