Subjektet zgjedhore përfitojnë fonde publike dhe jopublike. Fondet Publike janë të ardhurat që partitë përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit sipas parashikimeve në ligj. Ndërkohë subjektet parti apo kandidat të pavarur, kanë të drejtë të mbledhin donacione edhe nga fonde jo publike, përkatësisht nga subjekte private. Mbledhja dhe administrimi i këtyre fondeve bëhet sipas rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Gjatë fushatës për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2011, subjektet zgjedhore parti dhe kandidat të pavarur kanë shpenzuar në total vlerën 364 172 362 (treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e njëqind e shtatëdhjetë e dy mije e treqind e gjashtëdhjetë e dy) Lek. Fondet më të mëdha grumbullohen dhe shpenzohen nga partitë parlamentare, parti të cilat kanë fituar dhe zotërojnë të paktën një deputet në Kuvend nga zgjedhjet pararendëse.
Këto parti kanë 98% të totalit të fondeve të përfituara. Ndërkohë partitë jo parlamentare kanë grumbulluar 1% të totalit që shënon vlerën 2 738 750 (dy milion e shtatëqind e tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) Lek. Subjektet kandidat të pavarur në zgjedhjet për organe të qeverisjes vendore 2011 janë në total 94 kandidatë. Sipas raporteve kontabël të hartuara prej tyre, ata kanë siguruar një fond në total prej 2 267 920 ( dy milion e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e njëzet) Lek që përbën 1% të totalit të fondeve te përfituara ne fushatën 2011.
Fonde dhe Shpenzime Elektorale. Fushatë 2011
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Konstatojmë se Subjektet Politike në fushatën zgjedhore 2011 kanë shpenzuar më shumë sesa kanë grumbulluar. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve është 26 315 804 (njëzete gjashtë milion e treqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e katër) Lek, në përqindje kundrejt totalit 7.23% të shpenzimeve. Thëne me fjale te tjera 92.77% te shpenzimeve janë mbuluar nga fonde te mbledhura nga subjektet për fushate 2011.
Tejkalime të shpenzimeve Fushatë 2011.
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Partitë Politike përftojnë 99% të totalit të fondeve të fushatës. Nga 55 parti të regjistruara si subjekte zgjedhore në vitin 2011, vetëm 15 deklarojnë fonde të përftuara dhe shpenzuara. Pjesa tjetër pretendon se nuk ka vlera të shpenzuara për kontabilizim, sikurse ka edhe parti që nuk përmbushin aspak detyrimin për të referuar me raport financiar. Duke ndaluar tek vlerat e kontabilizuara nga 15 partitë politike që kanë raporte të mirëfillta kontabël për fushatën, konstatojmë se në total këto parti kanë grumbulluar 335 588 638 (treqind e tridhjetë e pesë milion e pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë) Lek. Tre partitë me vlera më domethënëse në shpenzime të fushatës zgjedhore 2011 janë PD, PS dhe LSI.
Fonde dhe shpenzime elektorale, fushatë 2011
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Parti të tjera me vlera nga një deri njëzet milion lekë janë me radhë LSI, PDIU, PBDNJ, PDM RE, PR. Figura në vijim ilustron vlerat përkatëse.
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Parti të vogla apo me shpenzime modeste janë AD, G99, PASH, PDMRE,PLPSH, MEGA, PKDSH, PAP, PAK . Figura më poshtë vizualizon vlerat përkatëse.
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Partitë te cilat kane shpenzuar me shumë nga sa kane përfituar fonde për fushatën zgjedhore 2011
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Ndërkohë pesë parti të tjera rezultojnë të kenë përftuar fonde më shumë sesa kanë shpenzuar. Vlerën më të lartë të kësaj diference tepricë e kanë PD dhe PDIU.
Partitë te cilat kane përfituar me shume fonde se sa kane shpenzuar për fushatën zgjedhore 2011
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA
Shtatë parti të tjera kanë pasqyra kontabël të ekuilibruara, ku shpenzimet janë ekzakt sa dhe fondet e përftuara. Këto parti janë Aleanca Demokratike, Partia G99, Partia Ardhmëria Shqiptare, Partia e te Drejtave te Mohuara e re, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Partia Aleanca Popullore, Partia e Personave me Aftësi te kufizuar.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E