Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ, është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Organe të Qeverisjes Vendore 2011. Në përfundim të procesit zgjedhor PBDNJ ka paraqitur për auditim pasqyra financiare mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fondet e vetë subjektit.

Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2011, PBDNJ ka shpenzuar 4 993 680 Lek. Në total fondet e mbledhura janë 4 993 860 Lek dhe pasqyra financiare për fushatën zgjedhore 2011 karakterizohet nga tepricë e fondeve në masën 180 lek.

PBDNJ – Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata 2011.


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PBDNJ dhe Pasqyra e Fondeve të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera Gjatë Fushatës për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Struktura e fondeve të përftuara nga partia për fushatë rezulton tepër interesante. Kështu PBDNJ në total ka siguruar për fushatën zgjedhore 4 993 860 Lek. Nga kjo vlerë të ardhura të subjektit nga Fonde Publike, sipas nenit 87 Kodi Zgjedhor janë 232 140  Lek. Partia  ka aktivizuar fonde të vetat të mëhershme për mbulim të shpenzimeve në fushatë ne një mase tepër te konsiderueshme 95.35% të totalit të fondeve të saj të fushatës. Ndërkohë PBDNJ është e vetmja Parti Parlamentare e cila nuk ka siguruar asnjë sasi fondesh nga Donacionet private. 

PBDNJ – Fonde Elektorale, Fushata  2011


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PBDNJ dhe Pasqyra e Fondeve
të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera Gjatë Fushatës për Zgjedhjet
për Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Raporti i Audituesit të Pavarur PBDNJ dhe Pasqyra e Fondeve
të Përfituara dhe Shpenzimeve të Kryera Gjatë Fushatës për Zgjedhjet
për Organet e Qeverisjes Vendore 8 prill 2011 – 8 maj 2011.
Komente dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu