Partitë Parlamentare janë subjekte tepër të rëndësishme në kontekstin e Fonde dhe Shpenzime Elektorale. Si të tilla ato përfitojnë edhe nga fonde publike e njëkohësisht kanë edhe fonde të tyre të krijuara ndër vite.

Parti parlamentare janë parti që kanë fituar dhe zotërojnë të paktën një vend në kuvend nga zgjedhjet pararendëse. Në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2011, si parti parlamentare figurojnë PDSH, PSSH, LSI, PDIU, PBDNJ dhe PRSH. Pesha e këtyre partive në totalin e fondeve elektorale është tepër e madhe, ato kanë 98% të totalit.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Partitë parlamentare deklarojnë zyrtarisht se kanë mbledhur në total shumën prej 332 849 888 (treqind e tridhjetë e dy milion e tetëqind e dyzet e nëntë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) lek si mbështetje për fushatën zgjedhore. Kjo shumë e konsiderueshme përbëhet nga disa kategori fondesh dhe sipas burimit të financimit dallojmë 4 ndarje kryesore:

Totali i fondeve elektorale 2011, sipas 4 kategorive kryesore, partitë parlamentare


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Sipas raporteve të subjekteve, partitë parlamentare në fushatën zgjedhore 2011 kanë përftuar nga buxheti i shtetit në total 72 679 609 lekë. Kjo përbën 21,51 % të totalit të fondeve të fushatës. Rregullat e shpërndarjes së këtij fondi janë parashikuar në Kodin Zgjedhor, neni 87.

Te ardhura te subjekteve nga persona fizik ose juridik pra donacionet neni 89. Kodi Zgjedhor, janë një zë shume i rëndësishëm i pasqyrave financiare te partive politike parlamentare. Sikurse e shohim edhe te paraqitur grafikisht, ato zënë 19.4 % te totalit te fondeve, me një vlere absolute prej 65 850 765 (gjashtëdhjetë e pesë milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë) leke.

Por burimi i cili financon pjesën me te madhe te madhe te shpenzimeve, është ai i fondeve te vete partive për fushatën. Këto fonde përbejnë 54,25 %  te totalit te fondeve, me një vlere ablosute prej 183 310 774 (njëqind e tetëdhjetë e tre milion e treqind e dhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër) lek.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA



Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA



Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Kategoria e fundit, e cila na shfaqet vetëm në një rast subjekti zgjedhor, është koha ekstra e përftuar falas si reklamë politike llogaritet si shpenzimi i zbritshëm për efekte tatimore (kjo përcaktohet në nenin 84 pika 6 në Kod). Në zgjedhjet 2011, përfitimi në bazë të kësaj klauzole ligjore shënon 3% të totalit të fondeve, dhe shfaqet vetëm ne rastin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E