Open Data Albania ka hulumtuar mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet  për organe të qeverisjes vendore 8 maj 2011. Për të hulumtuar mbi pjesëmarrjen, janë konsideruar  tregues për votues sipas regjistrit të zgjedhësve; votues që janë paraqitur në votim dhe përqindja e tyre si nivel pjesëmarrje në proces. Të dhënat janë analizuar në rang kombëtar e njëkohësisht sipas qarqeve.

Në rang kombëtar zgjedhës totalë në listë janë 3 199 554 shtetas shqiptarë, ndërsa votues kanë rezultuar 1 616 694 të tillë. Treguesi i pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2011  ka rezultuar 50.5%. Kjo diferencë e madhe ndërmjet shtetasve që kanë të drejtë vote dhe atyre që ushtrojnë të drejtën e votës, dëshmon një antikap të përfaqësimit zgjedhor. Pjesëmarrja në këtë masë shfaq nivel të lartë të emigracionit dhe paaftësinë shtetërore për të mundësuar votën e emigrantëve. Faktikisht lista e zgjedhësve na rezulton shumë më e lartë se totali i popullsisë rezidente në vend sipas Census 2011.

Ky raport adreson mbi domosdoshmërinë e rregullimit për të drejtën e votës për emigrantët. Nga ana tjetër një pjesë e kësaj përqindje që nuk ka votuar, është edhe grupi i votuesve të pavendosur dhe që ndjejnë mungesë përfaqësimi tek oferta zgjedhore.


Burimi: cec.org.al,  Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2011   
Përpunimi dhe Komente: ODA   

Qarku që ka pasur numrin më të madh të zgjedhësve në listë është Tirana me 750 375 persona. Pjesëmarrja në votim në përqindje për këtë qark është 53%.

Kukësi dhe Dibra janë dy qarqe që karakterizohen nga niveli më i lartë i pjesëmarrjes në votim me përkatësisht 65.5% dhe 60.2%. Vlora është qarku me nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në votime prej 41.8%. Karakteristikë është fakti që qarqet e jugut kanë në përgjithësi nivel më të ulët se niveli kombëtar i pjesëmarrjes në votime.

Pjesëmarrja ne votime sipas qarqeve, zgjedhjet lokale 2011


Burimi: cec.org.al,  Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2011   
Përpunimi dhe Komente: ODA   



Burimi: cec.org.al,  Rezultatet e zgjedhjeve lokale 2011   
Përpunimi dhe Komente: ODA

Kontribuoi: Pamela Qafoku