Open Data Albania hulumtuar mbi donacione të fushatës zgjedhore 2011, sipas vlerave dhe subjekteve. Raporti bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve te auditimit te ekspertëve kontabël. Donacionet janë fonde jopublike të dhuruara për subjektet zgjedhore. Donacionet përbëhen nga “shuma parash” dhe “shërbime ose të mira materiale jo kundrejt pagesës (në natyrë)”. Donator, dhurues mund të jenë persona fizik ose juridik por në çdo rast detyrimisht vendas.

Kushtet për donacionet ligjvënësi i ka përcaktuar në nenin 89 të Kodit Zgjedhor. Këto fonde te dhuruara, përbejnë një burim shume te rëndësishëm të të ardhurave te subjekteve zgjedhore për te përballuar shpenzimet e tyre elektorale. Ne fushatën e vitit 2011, janë 14 parti dhe 7 kandidate te pavarur te cilët kane siguruar fonde nga ky burim financimi. Shuma totale e këtyre donacioneve është 69 808 415 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e tetëqind e tetëmijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) Lek. Në tabelën e mëposhtme listohen subjektet  dhe shumat përkatëse te përfituara.

Donacione në Fushatën Zgjedhore 2011 sipas subjekteve.


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Partia e cila ka përfituar me shume fonde nga dhurimet (donacionet) është Partia Demokratike, me gati 74 % te totalit donacione. Partia e dytë në renditjen sipas vlerave të donacioneve është Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, PDIU me 8 %. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim LSI ka siguruar 4 109 400 (katër milion e njëqind e nëntë mijë e katërqind) lek dhe renditet si partia e tretë pas PD dhe PDIU.

Megjithëse partia më e madhe opozitare, Partia Socialiste PS ka përfituar donacione në vlerën 3 900 000 (tre milion e nëntëqind mijë) lek që përkon me më pak se 6%. Dy përqind të totalit të donacioneve janë përfituar nga subjektet kandidat të pavarur. Në total kemi 94 kandidat të pavarur ku vetëm 16 prej tyre kanë shpenzime elektorale të kantabilizuara.

Donacionet sipas kategorisë. Donacionet janë në para ose në natyre (shërbime dhe të mira materiale). Bazuar tek Kodi Zgjedhor, donatorët i ndajmë në “donator të vlerave nën 100 mijë lek” dhe “donator të vlerave mbi 100 mijë lek”. Ndryshe për lehtësi artikulimi mund ti kategorizojmë donator të vegjël dhe donator të mëdhenj.

Nëse një subjekt përfiton fonde nga donatorë të vlerave mbi 100.000, ne baze te nenit 90 te Kodit, subjekti duhet te publikoje kurdoherë listat e këtyre donatoreve. Lista përmban të dhëna të detajuara jo vetëm për vlerën por edhe për gjeneralite të dhuruesit.

Donacione sipas subjekteve politike, fushate elektorale 2011


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

79 % te donacioneve janë shuma të përftuara nga donatorë të vlerave nën 100 mijë lekë, si vlere absolute 13 998 600 (trembëdhjetë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) Lek. 20 % e donacioneve përbëhen nga shuma të përfituara nga donatorë të vlerave mbi 100 mijë lek, këto ne vlere absolute janë 55 026 940 (pesëdhjetë e pesë milion e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e dyzet) Lek. Pjesa tjetër me një vlere prej 809 875 (tetëqind e nëntë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë) Lek ose 1 % i totalit të donacioneve, janë vlera për shërbime dhe të mira në natyrë. Kjo kategori donacioni që përkon me shërbime dhe të mira jo kundrejt pagesës konstatohet vetëm në tabelën financiare të Partisë Demokratike.


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Ashtu sikurse qartësisht kuptohet edhe nga figura e mësipërme, partia e cila ka përfituar me tepër donacione nga donator për  vlera mbi 100 000 Leke është Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet me 39 % te vlerës totale, ndjekur nga Partia Socialiste me 28 %, Lëvizja Socialiste për Integrim me 27 % e pjesa e mbetur nga dy partitë, Aleanca Popullore dhe Partia Republikane me përkatësisht 2 % dhe 4 % te donacioneve totale për donator me vlerë mbi 100 000 Leke.

Donacionet nga donator për shuma nën 100 000 lekë sipas subjekteve politike.


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Sikurse e shohim, është Partia Demokratike ajo te cilës i përkasin 93 % te donacioneve nga donatorë për vlera nën 100 000 lekë.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E