Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me Fondet dhe Shpenzimet në fushatat elektorale 2009 dhe 2011, duke i vendosur ato në një pozitë krahasuese. Hulumtimi bazohet në të dhëna zyrtare të  raporteve të auditimit të ekspertëve kontabël te miratuar.

Referuar këtyre të dhënave, gjatë fushatës 2009 janë përfituar gjithsej nga subjektet zgjedhore 336 040 695 Lekë, ndërsa ne fushatën 2011 janë 337 856 558 Lekë. Pra ne fushatën elektorale 2011 fondet e fushatës janë më të larta ne 2009 dhe diferenca është 1 815 863 Leke.


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Sa i përket shpenzimeve, situata paraqitet ndryshe. Në fushatën  e vitit 2009, janë kryer 2 081 549 Lekë më shumë shpenzime se sa në vitin 2011. Në zgjedhjet e 2009, subjektet kanë deklarua r më shumë debi të fushatës zgjedhore duke u sforcuar në shpenzime të pambuluara.



Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Një kategori shumë e rëndësishme e Fondeve të subjekteve zgjedhore, janë Donacionet. Donacionet janë fonde jopublike të dhuruara për subjektet zgjedhore. Donacionet përbëhen nga “shuma parash” dhe “shërbime ose të mira materiale jo kundrejt pagesës (në natyrë)”.

Në fushatën e vitit 2009 subjektet zgjedhore kanë mbledhur 109 702 863 Lekë, ndërsa në vitin 2011 janë 69 808 415 Lekë. Fushata Zgjedhore 2009 ka shënuar donacione në vlera më të larta. Shohim që është një diferencë e konsiderueshme ndërmjet donacioneve të fushatave 2009 dhe 2011 prej 39 894 448 Lekë me shumë në 2009-tën.


Burimi: Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009, fushatë 2011
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E