Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me numrin e lejeve të ndërtimit në qarqe për vitin 2012. Në total numri i lejeve të ndërtimit për objekte të reja është 147. Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është regjistruar në Vlorë me 58 leje ndërtimi të miratuara. Pas qarkut të Vlorës renditet qarku i Tiranës me 40 leje ndërtimi të miratuara. Në qarqet e Beratit, Dibrës, Fierit, Korçës dhe Lezhës nuk kemi asnjë leje ndërtimi të miratuar në vitin 2012.

Lejet e ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja 2012


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Përsa i përket sipërfaqeve të ndërtesave të reja në vitin 2012 në qarqe, vlera më e lartë e sipërfaqes është regjistruar në qarkun e Tiranës në një shifër prej 389,626 m2 dhe pas saj regjistrohet qarku i Vlorës me një sipërfaqe prej 164,672 m2.

Sipërfaqja për ndërtesa të reja sipas lejeve të ndërtimit të miratuara 2012


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Në hark kohorë përgjatë viteve 1995 – 2012 konstatojmë që viti me vlera më minimale është 2012. Ndërtesat ndahen në dy kategori sipas destinacionit, objekte për banim dhe objekte për aktivitet biznesi. Numri më i lartë i lejeve të miratuara për totalin e ndërtesave janë 6835 të tilla dhe përkojnë në vitin 1996. Numri më i ulët i lejeve për totalin e ndërtesave janë 447 të tilla dhe përkojnë me vitin 2012 për total godina të reja dhe godina të rikonstruktuara. Kjo shënon 28% më pak leje ndërtimi të miratuara sesa viti paraardhës 2011-ta. Prirja për lejet e ndërtimit në total është në rënine me pak luhatje gjatë viteve.


Numri i lejeve të ndërtimit në total 1995 – 2012


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Përsa i përket numrit të lejeve të miratuara për ndërtesa për banim, numri më i lartë i lejeve të miratuara është 2618 të tilla dhe përkojnë me vitin 1995, ndërsa numri më i ulët është shënuar në vitin 2012 me 411 leje ndërtimi të miratuara. Më poshtë paraqitet një grafik në lidhje me numrin e lejeve të ndërtimit të miratuara për godina banimi në vitet 1995 – 2012.



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Përsa i përket numri të lejeve të miratuara për ndërtesa me qëllim aktivitet biznesi, numri më i lartë i tyre regjistrohet në vitin 1996 me 4657 leje ndërtimi të miratuara, ndërsa numri më i ulët regjistrohet në vitin 2012 me 36 leje ndërtimi të miratuara. Kjo rënie në numrin e lejeve të ndërtimit tregon krizën në fushën e ndërtimeve dhe problematikën në lidhje me procedurën e miratimit të lejeve të ndërtimit.
Gjithashtu, kjo na dëshmon edhe për nivelin e lartë të informalitetit në ndërtime.

Gjithsesi, vëllimi i ndërtimeve është i dukshëm sidomos në zona me përqendrim urban, por mesa duket procesi i ndërtimit më shumë se me leje të rregullta për ndërtim shoqërohet/karakterizohet nga procedura të legalizimit ose ekzistencës në formë të parregullt si ndërtim pa leje. Ndërtimet pa leje mbeten të pa hipotekuara deri në një proces legalizimi.


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Përsa u përket tipeve të ndërtesave për aktivitet biznesi janë klasifikuar në hotele, ndërtesa tregtare, ndërtesa industriale dhe ndërtesa të tjera. Në harkun kohor 1995 – 2012, numri më i ulët i lejeve të miratuara është për kategorinë Hotele. Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të miratuara për hotele është në vitin 2003 me 188 leje, ndërsa numri më i ulët i lejeve të ndërtimit të miratuara është në vitin 2012 me vetëm një leje ndërtimi. Për kategorinë Ndërtesa Tregtare, numri më i lartë i lejeve të miratuara përkon me vitin 1996 me 1985 leje të tilla dhe niveli më i ulët i lejeve për ndërtim përkon me vitin 2012 me 10 leje të miratuara.

Për kategorine Ndërtesa Industriale, numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të regjistruar është në vitin 1995 me 497 leje ndërtimit të miratuara, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në vitin 2012 me 12 leje ndërtimi. Kjo tregon për një pakësim të mprehtë të investime kapitale në objekte të sipërmarrësve në vend.

Numri i lejeve të miratuara të ndërtimit për tipet e ndërtesae për aktivitete biznesi 1995 – 2012


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Përsa i përket sipërfaqeve të ndërtuara, ndërtesat për banim kanë një vlerë më të lartë të sipërfaqes. Vlera më e lartë e sipërfaqeve të ndërtuara për banesa është 2 milionë e 743 mijë m2 dhe i përkon vitit 2010, ndërsa vlera më e ulët është 299 mijë m2 dhe përkon me vitin 1997.

Në zërin ndërtesa për aktivitet biznesi, vlera më e lartë e regjistruar në lidhje me sipërfaqet e ndërtuara është 1 milionë 90 mijë m2 dhe i përket vitit 1996, ndërsa vlera më e ulët është 86 mijë m2 dhe i përket vitit 2012. Prirja e sipërfaqeve të ndërtuara në total në vitet 1995 ? 2012 është rritëse, por ka një rënie të mprehtë në vitin 2012. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndërtimet e banesave, ndërsa për ndërtimet për aktivitet biznesi është regjistruar piku i sipërfaqeve të ndërtuara në vitin 1996 dhe më pas sipërfaqet e ndërtuara kanë rënë.

Në tabelat e mëposhtme paraqiten të dhënat në lidhje me sipërfaqet e ndërtuara në harkun kohor 1995 ? 2012 për banesat dhe për ndërtesa me qëllim aktivitet biznesi.

Sipërfaqet e ndërtesave sipas lejeve të miratuara 1995 – 2012 (në mijë metra2)


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Më poshtë paraqiten grafikët përkatës në lidhje me sipërfaqen e ndërtesave në total dhe për sipërfaqen në ndërtesa banimi dhe në ndërtesa për qëllim aktiviteti biznesit në vitet 1995 ? 2012.



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Në kategorinë Ndërtesa për aktivitet biznesi, zëri Ndërtesa tregtare ka më tepër sipërfaqe të ndërtuara në harkun kohor 1995 ? 2012, ndërsa zëri Hotele ka më pak sipërfaqe të ndërtuara në harkun kohor 1995 ? 2012. Për ndërtesat tregtare, vlera më e lartë e sipërfaqeve të ndërtuara regjistrohet në vitin 1996 në një vlerë prej 326 mijë m2, ndërsa vlera më e ulët është regjistruar në vitin 2012 me 51 mijë m2.

Për hotelet, vlera më e lartë e sipërfaqeve të ndërtuara është 97 mijë m2 dhe përkon me vitin 2003, kurse vlera më e ulët ësthë 1 mijë m2 dhe përkon me vitin 2012. Në vitin 2012 janë regjistruar 635 mijë m2 sipërfaqe e ndërtuar, rreth 77 % më pak sipërfaqe të ndërtuara sesa në vitin 2011. Më poshtë paraqitet tabela përkatëse në lidhje me sipërfaqet e ndërtuara për qëllim biznesit duke u përqendruar në çdo kategori ndërtimi.

Sipërfaqe të ndërtuara për tipe biznesi 1995 – 2012


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Nëse shohim sipërfaqet e ndërtuara në total për çdo kategori biznesi nga viti 1995 ? 2012, ndërtesat tregtare zënë peshën më të madhe duke regjistruar një shifër prej 37 % të sipërfaqeve të ndërtuara në total. Pas saj, regjistrohen ndërtesa të tjera me një peshë prej 34 % dhe më pas ndërtesat industriale me një peshë prej 22 %. Më poshtë paraqiten tabelat dhe grafiku në lidhje me peshën e sipërfaqeve të ndërtuara për çdo kategori biznesi në vitet 1995 ? 2012.



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Më poshtë paraqiten grafikët në lidhje me sipërfaqet e ndërtuara për çdo kategori të ndërtesave për aktivitet biznesi për vitet 1995 ? 2012.


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA