Paratë e shqiptarëve të depozituara në banka arrijnë deri në 373 miliardë lekë . Personat fizikë dhe juridikë që përfitojnë interesa nga depozitimet e tyre në institucione të ndryshme financiare të vendit, sipas hulumtimit të Open Data Albania, janë: autoritetet lokale, ndërmarrjet jofinanciare publike, institucione të tjera financiare, sektori privat dhe individët. Në vitin 2012 këto institucione kanë zgjedhur t’i depozitojnë paratë e tyre kryesisht në depozita me afat.

Rasti i individëve paraqitet ndryshe. Ata kanë zgjedhur depozitat pa afat gati 7 herë më shumë se ato me afat. Paratë e depozituara nga individët në depozita pa afat në vitin 2012 shënon vlerën e 373 417 000 000 lekëve. Burimi nga ku janë marrë të dhënat për depozitat është Banka e Shqipërisë si autoriteti monetar i mbikëqyrjes. Ecuria e këtyre depozitave ndër vite paraqitet kryesisht në favor të depozitave me afat, përveç periudhës 1993-1996 ku ky raport ka qenë gati i padukshëm. Fakti nëse depozituesit zgjedhin t’i depozitojnë paratë e tyre me ose pa një afat maturimi tregon lidhur me besueshmërinë që ata kanë tek institucionet bankare dhe situata ekonomike në vend.

Në vitin 2012 depozitat me afat qëndronin në vlerën 388 331 000 000 lekë, pra 4.4 herë më shumë se ato pa afat. Depozita pa afat konsiderohen depozitat ku personat fizikë apo juridikë mund të mbajnë paratë e tyre dhe të kenë mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë. Sa më gjatë të depozitohen këto para aq më shumë interesa gjenerohen. Ndërsa depozitat me afat janë ato depozita ku parave të depozituara ju paracaktohet një afat i caktuar maturimi.