Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012. Kredi konsiderohet njё sasi e caktuar parash qё njё person fizik apo juridik merr hua nga njё institucion financiar pёr t’ja kthyer nё njё moment tё dytё kohor me pagesa tё ndara nё kёste dhe me njё normё tё caktuar interesi nё formёn e kostos sё mbajtjes sё parasё. Burimi kryesor qё jep informacion mbi kredinё nё Republikën e Shqipёrisё ёshtё Banka e Shqipёrisё si organi qё ndёr tё tjera shërben si Bankë Qendrore pёr bankat e nivelit tё dytë.

Në vitin 2008 niveli i kredimarrjes nё Republikën e Shqipёrisё rezultonte 388 326 000 000 lekё dhe ka pasur njё rritje konstante pёr tre vitet nё vazhdim. Nё vitin 2011 kjo vlerё arriti shifrën e 531 044 000 000 lekё. Niveli i kredimarrjes ёshtё rritur me 37% brenda harkut kohor prej 3 vitesh 2008 – 2011. Rritja e kredive tё marra nga personat fizik apo juridik nё vitin 2012 ka qenë më e ulët. Nga 531 044 000 000 lekё qё ishte nё vitin 2011, kredia ka shkuar nё 543 970 000 000 lekё nё vitin 2012.

Burimi:Banka e Shqipërisë   
Komentet dhe analiza: ODA   

Në vitin 2012 rezulton se kredidhёnia nё Republikën e Shqipёrisё ka qenë më së shumti në monedhën Euro. Kreditë në Euro kanë shënuar vlerën 300 596 000 000 lekё, qё pёrbёn 55% tё kredive nё total. Kёto kredi pasohen nga ato nё monedhёn tonё kombëtare me 38% dhe ato në dollar amerikan 7%.


Burimi:Banka e Shqiperise
Komentet dhe analiza: ODA

Përveç kredive në total dhe sipas monedhës tё dhënat e marra nga Banka e Shqipёrisё gjatё hulumtimit tё Open Data Albania dёshmojnё se ndryshim interesant pёrbёjnё dhe kreditë duke krahasuar rrethet e Republikës së Shqipёrisё njëri me tjetrin. Nivelin maksimal tё kredive e pёrbёn Tirana si rrethi më i populluar nё vendin tonё.

Nё vitin 2012 kreditë e marra nё rrethin e Tiranës zinin 72% tё tё gjitha kredive nё total me 390 253 000 000 lekё, duke patur peshёn kryesore tё kredive. Pjesa tjetër prej 28% ndahet mes rretheve tё tjera ku renditen Durrësi me 8%; Elbasani, Vlora dhe Fieri me 3%; Shkodra, Korça dhe Lezha me 2% dhe gjashtë pёrqindёshin e mbetur e zёnё gjithë rrethet e tjera.


Burimi:Banka e Shqiperise
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci