Burimi kryesor qё jep informacion mbi kredinё nё Republikën e Shqipёrisё ёshtё Banka e Shqipёrisё si organi qё ndёr tё tjera shërben si Bankë Qendrore pёr bankat e nivelit tё dytë. Në vitin 2008 niveli i kredimarrjes nё Republikën e Shqipёrisё rezultonte 388 miliardë e 326 milionë lekё dhe ka pasur njё rritje konstante pёr tre vitet nё vazhdim. Nё vitin 2011 kjo vlerё arriti shifrën e 531 miliardëve. Niveli i kredimarrjes ёshtё rritur me 37% brenda harkut kohor prej 3 vitesh 2008 – 2011. Rritja e kredive tё marra nga personat fizik apo juridik nё vitin 2012 ka qenë më e ulët. Kredia ka shkuar nё gati 544 miliardë lekё nё vitin 2012.
Në vitin 2012 rezulton se kredidhёnia nё Republikën e Shqipёrisё ka qenë më së shumti në monedhën Euro. Kreditë në Euro kanë shënuar vlerën 300 miliardë e 596 milionë lekё, qё pёrbёn 55% tё kredive nё total. Kёto kredi pasohen nga ato nё monedhёn tonё kombëtare me 38% dhe ato në dollar amerikan 7%.
Nivelin maksimal tё kredive e pёrbёn Tirana si rrethi më i populluar nё vendin tonё. Nё vitin 2012 kreditë e marra nё rrethin e Tiranës zinin 72% tё tё gjitha kredive nё total me 390 253 000 000 lekё, duke patur peshёn kryesore tё kredive. Pjesa tjetër prej 28% ndahet mes rretheve tё tjera ku renditen Durrësi me 8%; Elbasani, Vlora dhe Fieri me 3%; Shkodra, Korça dhe Lezha me 2% dhe gjashtë pёrqindёshin e mbetur e zёnё gjithë rrethet e tjera.