Në fushatën zgjedhore për kuvend 2013, Partia Socialiste njëkohësisht partia kryesore e koalicionit fitues të zgjedhjeve ka arritur të figurë një fond prej rreth tetëdhjetë milion lekë (afërsisht 741 467 $). Ndërkohë sipas raporteve financiare zyrtare partia ka shpenzuar dyfishin e asaj që ka grumbulluar. Konkretisht shpenzimet në total për fushatën janë njëqind e tetëdhjetë e shtatë milion lekë. Thënë me fjalë të thjeshta, 57 % e shpenzimeve nuk janë mbuluar nga fondet e mbledhura apo të vëna në dispozicion të fushatës.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/PS.pdf
Komente dhe Analiza: ODA

Partia Socialiste ka përfituar nga buxheti i shtetit fondin në vlerë rreth njëzet e gjashtë milion lekë. Donatorët private kanë dhuruar për fushatën  45.3 milion lekë. Kjo parti ka 53 donator të cilët i kanë siguruar asaj 56.58 % të totalit të fondeve të siguruara.  Partia ka aktivizuar fonde të vetat për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë prej 10.81 % ose në vlerën 8.6 milion lekë.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/PS.pdf
Komente dhe Analiza: ODA

Krahasuar me Fushatën Zgjedhore për Kuvend 2009, partia rezulton të ketë tkurrje të të ardhurave në total në masën 14.4 %. Në 2009 kjo parti siguroi fonde në vlerën 93.6 milion lekë kundrejt 80 milion lekë qe është fondi i fushatës 2013.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/PS.pdf
Komente dhe Analiza: ODA

Gjithsesi tkurrja e të ardhurave nuk e ka penguar PS të shpenzojë gati dyfishin duke shënuar debi elektorale me fatura ende të papaguara.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/PS.pdf
Komente dhe Analiza: ODA

Konkretisht tek shpenzimet e fushatë 2013 mbizotërojnë shpenzime për mbulim të hapësirave publicitare. Ato janë 82.66 % e totalit të shpenzimeve të PS.

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu