Në fushatën zgjedhore për kuvend 2013, Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë një fond prej rreth njëzet e pesë milion lekë (241 279 $). Ndërkohë sipas raporteve financiare zyrtare partia ka shpenzuar dyzetë e shtatë milion lekë (afërsisht 449 470 $). Pra Lëvizja Socialiste për Integrim ka një tejkalim shpenzimesh prej 21.9 milion lekë. Pra 46 % e shpenzimeve nuk janë mbuluar nga fondet e mbledhura apo të vëna në dispozicion të fushatës.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/LSI.pdf   
Komente dhe Analiza: ODA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfituar nga buxheti i shtetit fondin në vlerë rreth tre milion lekë. Donatorët private kanë dhuruar për fushatën 1.3 milion lekë. Donatorët privat i kanë siguruar LSI-së 5.01 % të totalit të fondeve të siguruara.  Partia ka aktivizuar fonde të vetat për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë prej 21.68 %, në vlerën 5.5 milion lekë.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/LSI.pdf   
Komente dhe Analiza: ODA 

Krahasuar me Fushatën Zgjedhore për Kuvend 2009, partia rezulton të ketë grumbulluar më shumë se sa dyfishin e fondeve. Në 2009 kjo parti siguroi fonde në vlerën 11.4 milion lekë kundrejt 25.3 milion lekë qe është fondi i fushatës 2013.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/LSI.pdf   
Komente dhe Analiza: ODA 

Edhe në kontekstin e shpenzimeve, në fushatën 2013, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dyfishuar shpenzimet e saj.


Burimi: http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2013/rap_audit/LSI.pdf   
Komente dhe Analiza: ODA 

Konkretisht tek shpenzimet e fushatë 2013 mbizotërojnë shpenzime për mbulim të hapësirave publicitare. Ato janë 82.36 % e totalit të shpenzimeve të LSI.

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu