Open Data Albania ka marrë në shqyrtim importin e mbetjeve në vendin tonë për vitin 2012. Sipas të dhënave zyrtare në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë për përpunim një sasi prej 4192 ton mbetje. 52.8% e gjithë mbetjeve të importuara i përkasin kategorisë plehra, copa dhe mbetje të polimereve të etilenit.

Në total ato janë 2212 ton. Ndërkohë, elementët e tjerë të importuar janë në vlera relativisht më të vogla se sa kjo kategori. Kështu, në vend të dytë renditet importi i ngjitje prej gome plastike, përfshirë mbetjet artificiale me 534 ton apo 12.74% të totalit të importit. Pas tij vijnë me radhë mbetje, mbeturina e kthime gome, në formë pluhuri apo granulati me 460 ton apo 10.97%; mbetje, kthime alumini me 320 ton apo 7.63%; mbetje e mbeturinave qelizash primare, bateri primare e akumulator me 296 ton apo 7%; mbetje alumini me 202 ton apo 4.82% dhe plehra, copa dhe mbetje, të polimereve të vinil kloridit me 124 ton apo 2.96%.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe INSTAT

Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja