Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me importin e grurit dhe përzierjes grurë-thekër (meslin) për vitin 2014. Analiza është bazuar në të dhënat e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC).

Në vitin 2014, sipas të dhënave të ITC, janë importuar 269 398 ton grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një vlerë prej  6.628 miliard lekë.  Sasia e importuar në vitin 2014 është rreth 6% më e lartë se ajo e një viti më parë.


Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania


Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania   

Vendi ynë ka importuar vazhdimisht grurë dhe përzirje grurë-thekër nga një numër i madh vendesh. Edhe për vitin 2014, Rusia dhe Serbia mbeten furnizueset kryesore të Shqipërisë me grurë dhe përzierje grurë-thekër, ndërsa Bullgaria, Franca, Hungaria, Italia, Kroacia dhe Maqedonia janë vendet e tjera nga të cilat kemi blerë grurë dhe përzierje grurë-thekër në sasi dhe vlera më të vogla.

Importi i grurit dhe përzierje grurë-thekër sipas vendeve të blerjes në vitet 2001-2014 (Në 000 lek)



Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania   

Importi i grurit dhe përzirjes grurë-thekër nga Franca dhe Hungaria ka pësuar rënie të madhe në vitin 2014, ndërsa importi nga vendet e tjera ka pësuar rritje. Me një rritje me 21% të sasisë së importeve në vitin 2014, Rusia përbën 75% të totalit të importeve të grurit dhe përzierjes grurë-thekër për vitin 2014, ndërsa ato Serbe rreth 15% të totalit. Pjesa tjetër, zihet nga Kroacia me një peshë prej 4% të totalit, Bullgaria me 2% dhe vendet e tjera me rreth 1% secila.


Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania   

Importi i grurit dhe përzierje grurë-thekër sipas vendeve të blerjes në vitet 2001-2014 (Në ton)




Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania   

Që nga viti 2011, çmimi mesatar i blerjes së grurit dhe përzierjes grurë-thekër ka ardhur në rënie. Viti 2014 është shoqëruar nga një rënie vjetore e këtij çmimi me rreth 27%, duke shënuar një çmim mesatar të blerjes së grurit dhe përzierjes grurë-thekër prej  24 600 Lek/Ton.

Maqedonia është vendi prej të cilës kemi blerë me çmimin më të lirë për vitin 2014. Po ashtu, gruri dhe përzierja grurë-thekër janë blerë më lirë nga Rusia, ku çmimi mesatar i blerjes për vitin 2014 është rreth 25% më i ulët se një vit më parë.


Burimi: International Trade Centre (http://www.intracen.org/itc/market-info-tools/trade-statistics/)   
Komente dhe Analiza: Open data Albania   

Kontribuoi: Ina Baja