Open Data Albania po përditëson të dhënat e prodhimit, importit dhe eksportit të duhanit sipas origjinës dhe destinacionit në vlerë dhe sasi për periudhën 2005-2020. Informacioni është siguruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Prodhimi i duhanit që para viteve 2000 është konsideruar një industri e rëndësishme me një nivel prodhimi të duhanit të konsiderueshme, e analizuar në artikullin e mëparshëm nga Open Data Albania. Me fillimin e viteve 90, menjëherë pas shkatërrimit të ndërmarrjeve të industrisë përpunuese në vend, u pasua me një rënie të prodhimit të kësaj kategorie bime. Përgjatë periudhës 2005-2020, prodhimi më i lartë i duhanit në sasi në Shqipëri është shënuar në vitin 2014 si dhe vitin 2013, dy vite këto që kanë shënuar rritje të njëpasnjëshme. Rritja e vitit 2013 shpjegohet me zgjerimin e sipërfaqes së mbjell të duhanit, por jo domosdoshmërisht me rritjen e rendimentit të tij. Ndërkohë viti 2014 ka rezultuar një vit pozitiv sa i përket prodhimit të duhanit, pasi pavarësisht rënies së sipërfaqeve të mbjella me këtë bime rendimenti i tij rezulton më i larti ndër vite.


Burimi: Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Rënia e prodhimit të duhanit ka ndikuar drejtpërdrejtë në eksportet e tij, ku duke filluar nga viti 2017 sasia e eskporteve të duhanit ka rënë me 57.8%. Sasia më e lartë e duhanit të eksportuar është realizuar në vitin 2007 si pasojë e rezervave të duhanit më të larta për shkak të një niveli prodhimi më të lartë në vitin 2016. Viti 2020 ka shënuar nivelit më të ulët gjatë këtij pesëmbëdhjetë-vjeçari, ku përpos rënies së nivelit të prodhimit në vitet e fundit, është ndikuar dhe nga kufizimet e lëvizjeve si pasojë e pandemisë. Po të njëjtin trend me sasinë e duhanit të matur në ton por me luhatje pak më të theksuara ka ndjekur dhe kurba që përfaqëson vlerën e duhanit të eksportuar. Gjatë periudhës 2005 deri në 2020, viti 2013 ka shënuar vlerën më të lartë të eksportuar të duhanit, e ndërsa nëse vlera do të shprehej lidhur me sasisë në ton të shitur, viti 2020 shënon çmimin mesatar më të lartë ndër vite.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas destinacionit, pesë shtetet kryesore ndaj të cilave Shqipëria eksporton më shumë sasi duhan janë Greqia, Libia, Libani, Maqedonia e Veriut si dhe Italia. Vlerësuar sipas vlerës në total të eksportuar drejt pesë shtetet kryesore është eksportuar më shumë duhan të matur në million Lekë janë Greqia, Libia, Libani, Franca dhe Turqia. Eksporti i duhanit me Greqinë në vitin 2017 ka shënuar sasinë më të ulët të eksportuar të periudhës 2005-2020 me afro 253.6 ton duhan, ndjekur nga viti 2020 me 315.8 ton duhan, ndërsa viti me sasinë më të lartë të eksportuar të duhanit drejtë Greqisë ka rezultuar viti 2007. Nuk ka ndjekur të njëjtat ekstreme treguesi ndër vite i vlerës së duhanit të eksportuar drejt Greqisë, ku është  2014 viti që ka regjistruar vlerën më të lartë të duhanit të eksportuar drejt Greqisë. Shteti i Libisë ka filluar eksportet e duhanit nga Shqipëria duke filluar nga viti 2013, e megjithatë mban vendin e dytë për sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportit të duhanit nga vendi ynë.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket importit të duhanit, Shqipëria ka shënuar kulmin e sasisë dhe vlerës së importit të duhanit në vitin 2010, ndërsa vitet që pasojnë regjistrojnë rënie të importit të duhanit duke shënuar vlerën më të ulët të periudhës 2005-2020 në vitin 2015 me 2 722 ton duhan. Vlera e importeve të hyra të duhanit në Shqipëri më e ulët është shënuar në vitin 2005, shpjeguar kjo me rritjen e akcizës në vitet që pasuan ndaj duhanit duke ndikuar çmimin mesatar të duhanit të hyrë në Shqipëri duke arritur në vitin 2020 me 2.5 mln lekë/ton duhani. Ky fakt ndikon drejtëpërdrejtë në shportën e shpenzimeve të shqiptarëve të cilët konsumin e një produkti të tillë si “duhani” pavarësisht rritjes së lehtë të çmimit vit pas viti, nuk do të ul konsumin e tij.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas origjinës së importeve të duhanit, vihet re që vendi ynë fqinj Greqia është importuesi kryesor i duhanit me sasinë dhe vlerën më të lartë gjatë pesëmbëdhjetë vjeçarit 2005-2020 në krahasim me vendet e tjera, ndjekur nga Polonia, Gjermania dhe Turqia. Prishja e ndërmarrjeve të industrisë përpunuese, ndikoi drejtëpërdrejtë në fuqinë përpunuese të lëndës së parë në vend, duke shitur kështu lëndën e parë të duhanit drejtë vendeve të tjera, dhe blerjen prej tyre të duhanit të përpunuar. Kështu Shqipëria eksporton më tepër duhan drejt Greqisë me një çmim mesatar për periudhën 2005-2020 prej 0.36 mln lekë/ton duhan dhe e blen nëpërmjet importit me 1.69 mln lekë/ton duhan.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pamundësia e përpunimit të lëndës së parë të duhanit nga ana e Shqipërisë, si dhe vendosja e akcizës së lartë ndaj këtij produkti për produktet e prodhuara dhe të importit, sjell një rritje të çmimit të duhanit në vend si një zë përbërës buxhetor i shpenzimeve të konsumit duke sjell një rënie të nivelit të kursimeve nga xhepat e shqiptarëve.

Shkarko excel: Prodhimi, Eksporti dhe Importi i Duhanit 2005 deri 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania