Open Data Albania po hulumton lidhur me ecurinë e buxhetit që shteti shqiptar ka realizuar në vitet 2012-2013 për shërbimet policore. Ky hulumtim është bazuar në të dhënat e katalogut Spending Data Albania, që realizon monitorimin e Thesarit të Shtetit. Në vitin 2013 buxheti i realizuar për shërbime policore pësoi tkurrje kundrejt vitit 2012. Në vitin 2013 shpenzimet faktike llogariten në vlerën 7,28 mld.
Komentet dhe analiza: ODA

Policia e shtetit në Republikën e Shqipërisë funksionon e organizuar në nivel qendror dhe vendor. Niveli qendror përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme , ndërsa ai vendor përbëhet nga Drejtoritë e Qarqeve dhe nga Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Drejtoritë e qarqeve nga ana tjetër përbëhen nga komisariatet. 

Gjatë vitit 2012 niveli qendror përbënte 14% të totalit të buxhetit për shërbime policore, ndërsa në vitin pasardhës 12%, pra 2% më pak. Përkthyer kjo në vlera monetare në vitin 2013 janë shpenzuar rreth 166 milion lekë më pak se në vitin 2012.

Komentet dhe analiza: ODA

Komentet dhe analiza: ODA

Komentet dhe analiza: ODA

Një klasifikim tjetër për institucionet buxhetore të shërbimeve policore do të ishte dhe ai që i përmbledh ato në tre grupe të mëdha përkatësisht Drejtoria e Përgjithshme, Drejtoritë e Qarqeve dhe Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Sipas këtij klasifikimi rezulton që buxhetin më të lartë e kanë pasur Drejtoritë e Qarqeve përkatësisht 5.3 miliard lekë në vitin 2012 dhe 5.4 miliard lekë në vitin 2013. Drejtoria e Përgjithshme ka pasur një buxhet prej 1.1 miliard lekë në 2012-ën dhe 893 milion lekë në 2013-ën. 

Komisariatet si pjesë përbërëse e Drejtorive të Qarqeve kanë shpenzuar nga buxheti i shtetit shqiptar 2.5 miliard lekë në vitin 2012 dhe 3.2 miliard lekë në vitin pasardhës. Komisariati  Fier është ai që ka shënuar buxhet faktik më të lartë në të dy vitet. Ky komisariat pasohet nga ai i Durrësit me një buxhet prej 274 milion lekësh në vitin 2013.

Komentet dhe analiza: ODA

Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit janë një tjetër institucion pjesë e Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë. Buxheti faktik i tyre është ulur me 5% në vitin 2013 krahasuar me një vit më parë. Drejtoria me buxhetin më të lartë në këto dy vite ka qenë ajo e qarkut të Korçës me një buxhet prej 159 milionë lekë në vitin 2013. Qarqe të tjera me buxhet të konsiderueshëm sa i takon shërbimeve policore në kufi janë dhe ato të Durrësit, Shkodrës e Kukësit.

Komentet dhe analiza: ODA

Në total shteti shqiptar ka shpenzuar 7.3 miliard lekë nga buxheti i tij për shërbime policore. Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme me të dhëna autentike tek Spending Data Albania, Monitorim i Thesarit të Shtetit.

Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci