Open Data Albania po hulumton mbi Çmimin, Sasinë dhe Vlerën e shitjes dhe blerjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri 2015-2020. Për 2020, janë prodhuar në total 5 314 811 MWh energji elektrike apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të tjera të rinovueshme. Pavarësisht rritjes së kapaciteteve prodhuese, viti 2020 konsiderohet si vit jo i mirë hidrologjik, pasi prodhimi total i këtij viti rezulton rreth 15% më pak se prodhimi mesatar i energjisë elektrike në periudhën 2015-2020. Kjo situatë ndikon Importin dhe Eksportin  e Energjisë Elektrike.


“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “”Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike””, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/ ERE, Raport Vjetor 2020, https://ere.gov.al/doc/Raporti%20vjetor%202020.pdf”
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “”Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike””, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/ ERE, Raport Vjetor 2020, https://ere.gov.al/doc/Raporti%20vjetor%202020.pdf”
Përpunoi: Open Data Albania

Gjatë vitit 2020, janë Eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto GWh Energji Elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësisht Importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 GWh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat Shkëmbimi i Energjisë Elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4 % krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë defiçiti për vitin 2020.


“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike”, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/
Përpunoi: Open Data Albania

“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike”, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/
Përpunoi: Open Data Albania

“Burimi:Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike”, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/
Përpunoi: Open Data Albania

Për vitin 2020, Eksporti i Energjisë Elektrike shënoi vlerën 13 776 000 Euro ndërsa Importi i Energjisë Elektrike arrit vlerën 69 146 000 Euro. Me këto të dhëna zyrtare të publikuara nga INSTAT, ERE, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, po të vlerësojmë çmimin në blerje dhe çmimin në shitje të energjisë elektrike, rezulton se Shqipëria ka shitur Energji Elektrike me çmimin mesatar 14.3 Euro/MWh, dhe ka blerë energji me çmimin mesatar 21.35 Euro/MWh. Pra për vitin 2020, çmimi i blerjes së energjisë elektrike ka qenë më  i lartë se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për MWh. Po ti referohemi grafikut të mëposhtëm, për periudhën 2015-2020, Çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike ka qenë jo i qëndrueshëm, dhe në vitin 2020 ka pësuar rënie. Ndërsa Çmimi mesatar në import të energjisë elektrike në vitet e fundit ka pësuar luhatje të vogla,megjithatë për vitin 2020 ka patur rritje dhe ka qenë më i lartë se çmimi i eksportit.


“Burimi: Burimi: International Trade Center 2021, https://www.trademap.org/Country_SelProductCountry_TS.aspx?nvpm=1%7c008%7c%7c%7c%7c2716%7c%7c%7c4%7c1%7c1%7c2%7c2%7c1%7c2%7c1%7c1%7c1
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: Burimi: International Trade Center 2021, https://www.trademap.org/Country_SelProductCountry_TS.aspx?nvpm=1%7c008%7c%7c%7c%7c2716%7c%7c%7c4%7c1%7c1%7c2%7c2%7c1%7c2%7c1%7c1%7c1
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: INSTAT, International Trade Center
Përpunoi: Open Data Albania

Sipas destinacionit, vihet re se vendet në të cilat Shqipëria ka eksportuar Energji Elektrike janë Serbia, Sllovenia dhe Greqia. Për vitin 2020 Serbia zë një përqindje prej 64% të vlerës totale të eksporteve apo rreth 8.9 milionë Euro, ndjekur më pas nga Sllovenia me një përqindje prej 22.2%  apo rreth 3 milionë Euro, dhe Greqia me vlerë totale prej 1.9 milionë Euro apo 13.7% të vlerës totale të eksporteve.

Ndërsa sa i përket Importit të Energjisë Elektrike, vendet prej të cilave Shqipëria ka marrë Energji, janë Serbia, Greqia, Sllovenia dhe Republika Çeke. Edhe rastin e marrjes së Energjisë Elektrike, partneri kryesor i Shqipërisë mbetet Serbia me rreth 56.5 milionë Euro apo 82% të totalit të vlerës së importeve, ndjekur më pas nga Greqia me 5.9 milionë Euro apo 9% e totalit të importeve në vlerë; Sllovenia me 4.6 milionë Euro (pra 7% e totalit) dhe në fund Republika Çeke me vlerë importesh 2.15 milionë Euro apo rreth 3% e totalit.


“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “”Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike””, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/ ERE, Raport Vjetor 2020, https://ere.gov.al/doc/Raporti%20vjetor%202020.pdf”
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: Instituti I Statistikave (INSTAT, 2021), “”Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike””, http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/energjia/ ERE, Raport Vjetor 2020, https://ere.gov.al/doc/Raporti%20vjetor%202020.pdf”
Përpunoi: Open Data Albania

Një diferencë e theksuar vihet re edhe në tarifën e energjisë elektrike që paguajnë klientët familjarë dhe klientët jo-familjarë. Në klientët familjarë përfshihen ata konsumatorë që kanë një konsum vjetor të energjisë mes 2500-5000 kWh. Ndërsa klientë jo-familjarë konsiderohen konsumatorët që konsumojnë mes 500-2000 MWh.

Në grafikun e mëposhtëm janë paraqitur çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për Klientët Familjarë për vitin 2020 në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e rajonit është 10.36 Lek/kWh, ndërsa Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 15.49 Lek/kWh. Vihet re se Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë,më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 11.96 Lek/kWh, ndjekur nga Mali I Zi me 9.88 Lek/kWh; Maqedonia e Veriut 8.40 Lek/kWh; Serbi me 6.83 Lek/kWh dhe Kosovë me 6.86 Lek/kWh.


“Burimi: EUROSTAT, Electrical Energy Price, https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/nrg_pc_204/default/table?lang=en
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: EUROSTAT, Electrical Energy Price, https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/nrg_pc_204/default/table?lang=en
Përpunoi: Open Data Albania

Ndërsa në grafikun e mëposhtëm janë paraqitur çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për Klientët Jo-Familjarë për vitin 2020 në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 10 Lek/kWh, ndërsa Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët jo-familjarë biznese dhe institucione, për vendet e rajonit është 9.58 Lek/kWh. Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumatorët jo-familjarë,më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 12.82 Lek/kWh, ndjekur më pas nga Maqedonia e Veriut me 9.27 Lek/kWh; Serbia me 8.91 Lek/kWh; Mali i Zi dhe Kosova me 7.81 Lek/kWh.


“Burimi: EUROSTAT, Electrical Energy Price https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/nrg_pc_205/default/table?lang=en
Përpunoi: Open Data Albania


“Burimi: EUROSTAT, Electrical Energy Price https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/nrg_pc_205/default/table?lang=en
Përpunoi: Open Data Albania

Sistemi elektro energjetik në Shqipëri përbëhet nga prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e Energjisë Elektrike me qëllim furnizimin e klientëve të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë realizohet nga shoqëritë KESH sh.a dhe HEC Lanabregas sh.a me 100% të aksioneve shtetërore, si dhe nga subjekte private dhe me Koncesion të licensuara.  Ndërkohë transmetimi i energjisë elektrike realizohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a (OST), ndërsa shpërndarja e energjisë elektrike kryhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a.

Në databazën Open Corporates Albania, rubrika për Shoqëri Koncensionare janë pasaporta për shoqëri prodhuese të mesme apo të vogla të energjisë përmes Veprave Hidrike.

Të dhënat për këtë Artikull janë marrë nga INSTAT, ERE, International Trade Center, UN COMTRADE, EUROSTAT. Ky artikull hulumtues po publikohet në kuadër të projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Shkarko excel: Eksporti dhe Importi i Energjisë Elektrike në Shqipëri, Çmime të Shitjes për Familje dhe Biznese 2015-2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania