A do të hetohet Lefterie Lleshi për  shpërdorimin e 4,2 milionë euro të  dështimit të projektit elektronik?

KQZ-ja e kryesuar nga Lefterie Lleshi, dështoi me qëllim projektin e parashikuar në Kodin Zgjedhor, për numërimin elektronik në Qarkun e Fierit dhe evidentimin elektronik në Qarkun e Tiranës. Dëmi ekonomik që u shkaktua ishte 4,2 milionë euro, pasi kryetarja e KQZ-së, edhe pse tenderimin e bëri jo në mënyrë transparente, parapagoi shumën kompanisë spanjolle, edhe pse dështoi për fajin e kompanisë gjithë projekti. Megjithëse, PS-ja bëri kallëzim penal në prokurori ndaj KQZ-së, ende deri më sot, nuk ka asnjë hap transparent nga organet e akuzës.

Shkeljet dhe Parregullsitë Ligjore  e KQZ-së lidhur me fushatën elektorale të 23 Qershorit

KQZ-ja me 4 anëtarë, me kryetare Lefterie Lleshin ka shkelur Kodin Zgjedhor, lidhur me shortin e Fushatës 2013, e cila është hedhur në datën 02.08.2013 në mbledhjen e kësaj date me prezencë të katër anëtarëve të KQZ dhe përfaqësuesve të partive politike. Sipas ligjit, konkretisht neni 91 pika 1 ky short duhet hedhur jo më vonë se 45 dit pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Realisht rezultati për Zgjedhjet për Kuvend 2013 është shpallur me Vendim të KQZ-së Nr. 759 Data 06. 08. 2013. Rezulton që hedhja e shortit është bërë katër dit përpara fillimit të afatit. Ky avancim në datë është në kundërshtim me afatin ligjorë dhe e përshpejtuar pa ndonjë përligjje ligjore dhe administrative.

2. Ky defekt në shkeljen e afatit ligjor thellohet pas shkeljes njëkohësisht edhe të nenit 92 e Kodit Zgjedhor, “Përzgjedhja e auditëve nga KQZ-ja„. Ky nen parashikon se “lista duhet të përmbajë të paktën 20 ekspertë, të cilët e ushtrojnë këtë profesion në 5 vitet e fundit. Detyrimi për të siguruar një listë fillestare të ekspertëve me të paktën 20 pjesëmarrës parashikohet edhe në Udhëzimin e KQZ nr. 8, datë 25. 03. 2009 “Për Emërimin e Ekspertëve Kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore„. Në kushte të mos plotësimit të numrit që është kriter ligjor. Në Vendimin e KQZ nuk ka asnjë interpretim të faktit se përse shorti është mbajtur në shkelje të kriterit ligjorë për listë ekspertësh pjesëmarrës me të paktën 20 emra.

3. Mospjesëmarrja e Ekspertëve Ligjor në short shfaq paraprakisht mangësi të punës së KQZ-së administratës përkatëse. Njoftimi është bërë vetëm përmes medias për një audiencë të përgjithshme . Njoftimi publik gjithashtu është shoqëruar me defektin e mos publikimit të Njoftimit në ueb-in zyrtar të KQZ.

4. Shkeljet Ligjore në procedurën për Emërimin me Short të Ekspertëve kanë pasoja të rënda në procesin e auditimit dhe publikimit të financave elektorale të partive. Ky proces është tepër i rëndësishëm për të siguruar Zgjedhje të Rregullta dhe Përfaqësim të Ndershëm Politik, të paimplikuar nga para me burim financimi jo të pastër,- kështu shkruan open.data.al