Në fushatën zgjedhore për kuvend 2013, Partia Demokratike ka arritur të sigurojë një fond prej 94.5 milion lekë afërsisht 900 002 $. Ndërkohë sipas raporteve financiare zyrtare partia ka shpenzuar 96.6 milion lekë 920 098 $. Konkretisht PD ka një tejkalim shpenzimesh prej 2.1 milion lekë.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Partia Demokratike ka përfituar nga buxheti i shtetit 27.2% të totalit të fondeve që ka siguruar. Donatorët private kanë dhuruar për fushatën  63.3 milion lekë ose 67% të totalit të fondeve.. Kjo parti ka pesëqind e gjashtëdhjetë e dy donator privat të cilët i kanë siguruar asaj  67.02 % të totalit të fondeve të siguruara.  Partia ka aktivizuar fonde të vetat për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë prej 5.79 % të totalit, në vlerën 5.5 milion lekë.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA


Krahasuar me Fushatën Zgjedhore për Kuvend 2009, PD rezulton të ketë mbledhur më pak fonde në këtë fushatë. Konkretisht partia rezulton të ketë tkurrje të të ardhurave në total në masën 37.1 %. Në Fushatën Zgjedhore të  2009 kjo parti siguroi fonde në vlerën 150.2 milion lekë kundrejt 94.5 milion lekë qe është fondi i fushatës 2013.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Ndërkohë në kontekstin e shpenzimeve, në fushatën 2013 Partia Demokratike ka shpenzuar pothuajse 40 % me pak se në fushatën e vitit 2009.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Konkretisht tek shpenzimet e fushatë 2013 mbizotërojnë shpenzime për mbulim të hapësirave publicitare. Ato janë 41.12 % e totalit të shpenzimeve të PD. Ndërsa për konsulencë PD ka shpenzuar në vlerën 14.5 milon lekë ose 15% të totalit të shpenzimeve.
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu