Shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën dhe benzinën se sa vendet e tjera të rajonit apo Europës. Në një analizë krahasimore të bërë nga Open Data Albania e shtrirë në harkun kohor 1998-2012, vihet re se ne paguajmë për karburantin më shtrenjtë se fqinjët tanë, apo se vendet e tjera të Europës.  Gjatë këtyre viteve shihet trendi rritës i çmimit për secilën lëndë në tregun e brendshëm ndër vite.

Po kështu analiza krahasimore thekson se tregu ynë shënon vlera shitje të benzinës dhe naftës relativisht më të larta se vende të tjera të rajonit apo të Europës. Konkretisht vendet e Rajonit  që shënojnë çmim më të ulët të benzinës së vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje dhe Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia.

Karburantët sot, 4 herë me e shtrenjtë se në vitin 1998

Nafta në Shqipëri ka shënuar një trend rritës nga viti në vit. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i naftës shënon plot 1.79 dollar amerikan për litër. Open Data Albania bazuar në të dhënat e Bankës Botërore ka kryer një hulumtim lidhur me trendin rritës që ka ndjekur çmimi i benzinës dhe i naftës në Republikën e Shqipërisë dhe në botë në vitet 1998-2012.

Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet, ndërsa ai i benzinës me 0.12 dollar amerikan për litër. Në vendin tonë benzina vlerësohej me 0.86 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth dy herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i benzinës shënon plot 1.81 dollar amerikan për litër.

Benzina duket të jetë një hidrokarbur më i shtrenjtë se nafta në Republikën e Shqipërisë përgjatë gjithë harkut kohor 1998-2012. Megjithatë vitet e fundit vihet re që ato kushtojnë pothuajse njësoj. Në vitin 2012 benzina kushton vetëm 0.02 dollar amerikan për litër më  shumë se nafta. Viti ku benzina shënon çmimin më të lartë, 1.81 dollar, është viti 2012. Prej vitit 2004 çmimi i benzinës është rritur mesatarisht me 12%.

Vendet e Rajonit që shënojnë çmim më të ulët të benzinës se vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia. Ndryshimet në çmim mes këtyre dy hidrokarbureve megjithëse të vogla varion nga njëri kontinent në tjetrin. Në Amerikën e Veriut këto dy hidrokarbure tregtohen njësoj me 1.14 dollar amerikan për litër. Në Azinë e Jugut nafta tregtohet me 1.01 dollar amerikan për litër, ndërsa benzina 0.21 dollar më shumë, pra me 1.22 dollar për litër.