Open Data Albania bazuar nё tё dhënat e Bankës Botërore ka kryer një hulumtim lidhur me trendin rritës që ka ndjekur çmimi i naftës në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë në vitet 1998-2012. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i naftës shënon plot 1.79 dollar amerikan për litër.

 nafta ne Shqiperi

 

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Situata sipas kontinente paraqitet si më poshtë:

Trendi i rritjes se çmimit te naftës ne bote sipas 2-vjetarëve 1998-2012

Vlera ne dollar amerikan/litër

1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012
Azia Lindore&Paqesori 0.28 0.35 0.37 0.55 0.75 0.9 0.98 1.25
Europa&Azia Qendrore 0.47 0.59 0.67 1.06 1.24 1.31 1.515 1.775
Amerika Latine&Karaibet 0.31 0.41 0.375 0.57 0.75 0.84 0.98 1.18
Lindja e Mesme&Afrika Veriore 0.16 0.195 0.185 0.19 0.28 0.455 0.45 0.425
Amerika Veriut 0.33 0.475 0.41 0.625 0.735 0.84 0.96 1.14
Azia e Jugut 0.25 0.33 0.325 0.49 0.645 0.76 0.825 1.01
Afrika Sub-Sahariane 0.43 0.465 0.53 0.79 0.985 1.065 1.145 1.27
Bota ne total 0.36 0.45 0.43 0.67 0.86 1.03 1.07 1.265


nafta en Europe

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Çmimi i naftës ka ndjekur një trend rritës thuajse pёrgjatё gjithë harkut kohor 1998-2012. Interesant paraqitet trendi rritës e zbritës i çmimit të naftës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në kёtё kontinent çmimi i naftës ёshtё më i ulëti krahasuar me gjithë kontinentet e tjera.

Në vitin 2012 çmimi i naftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore shënon 0.43 dollar amerikan për litër, ndёrkohё që kontinenti me vlerën më të lartë Europa dhe Azia Qendrore e tregton naftën me 1.78 dollar amerikan për litër. Kjo për faktin që të parët janë prodhues, ndërsa të dytët konsumatorë të këtij hidrokarburi.