S’dihet si ka dalë fjala e mësipërme, por me siguri do të ketë qenë ndonjë spekulim i madh, ku ushtarë francezë, të mbetur keq, janë detyruar që ta blejnë shumë shtenjtë pulën, aq shtrenjtë sa nuk e kishte hak dhe sa u fut edhe në legjenda. Kështu ndodh edhe në Shqipëri me karburantet. Në një analizë krahasimore të bërë nga Open Data Albania e shtrirë në harkun kohor 1998-2012, shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën dhe benzinën se sa vendet e tjera të rajonit apo Europës. 

Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.13 dollarë amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollarë amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i naftës shënon plot 1.79 dollarë amerikan për litër.

Benzina duket të jetë një hidrokarbur më i shtrenjtë se nafta në Republikën e Shqipërisë përgjatë gjithë harkut kohor 1998-2012. Megjithatë vitet e fundit vihet re që ato kushtojnë pothuajse njësoj. Në vitin 2012 benzina kushton vetëm 0.02 dollar amerikan për litër më  shumë se nafta. Viti ku benzina shënon çmimin më të lartë, 1.81 dollar, është viti 2012. Prej vitit 2004 çmimi i benzinës është rritur mesatarisht me 12%.

Vendet e Rajonit që shënojnë çmim më të ulët të benzinës se vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia.