Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi raportin e dëmeve të paguara sipas kompanive të sigurimit kundrejt primeve të paguara sipas kategorisë. Raporti bazohet në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në fund të vitit 2012 rezulton se kompania që ka paguar më shumë dëme kundrejt primeve të mbledhura e ka bërë këtë në masën 56.3%.

Raporti dëme të paguara kundrejt primeve të mbledhura sipas kompanive të sigurimit për vitin 2012 ( në %)                                    


Burimi: Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare
Përpunimi dhe komentet: ODA

Renditja e kompanive sipas këtij indeksi në një farë mënyre referon tek klientët-konsumator cilësinë dhe nivelin e shërbimit konkret të kompanive kundrejt tyre. Por ky fakt ka të bëjë edhe me kohëzgjatjen e kompanive në treg.


Dëmet e Paguara bruto në sigurimin  Jo-Jetë sipas kompanive të sigurimit për vitin 2012 (në 000/lekë)


Burimi: Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për sa i përket sigurimit motorik, që është zëri që dominon tregu e jo-jetës, kompania me raportin më të madh dëme të paguara/kundrejt dëmeve të mbledhura e ka bërë këtë me pagesë në masën 57% të primeve të mbledhura në sigurimin motorik në dëme.

Raporti dëme të paguara kundrejt primeve të mbledhura ne sigurimin motorik sipas kompanive të sigurimit për vitin 2012 ( në %)


Burimi: Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në nivel më të ulët të dëmshpërblimit qëndron sigurimi në kategorinë ?zjarr, forca të natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë e në dëme?, kompania me nivelin më të lartë të raportit prime të paguara kundrejt dëme të kompensuara e ka bërë këtë në masën 25.2%.

Raporti dëme të paguara kundrejt primeve të mbledhura ne sigurimin Sigurimin Zjarri, forcat e natyres dhe dëmtimet e tjera në pronë për vitin 2012 (në %)


Burimi: Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare
Përpunimi dhe komentet: ODA

Aktiviteti i sigurimit të jo-jetës nisi më shumë se 14 vjet më parë. Kompania e cila ka nisur e para aktivitetin në tregun e sigurimeve të jo-jetës është Sigma Vienna Insurance Group, në 3 shkurt të vitit 1999. Më tej data të kompanive respektive paraqiten në tabelën si vijon.


Burimi: Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare
Përpunimi dhe komentet: ODA