Open Data Albania po hulumton mbi autorë të dënuar dhe çështje gjyqësore si pasojë e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie. Ky veprim është parashikuar nga Ligji Penal si një nen më vete dhe në total gjatë 9 viteve janë dënuar 2073 persona. Masa penalizuese për këtë vepër penale është nga dënimi me gjobë deri në gjashtë muaj heqje lirie. Viti me më shumë çështje të hetuara është viti 2010, konkretisht me 438 çështje gjyqësore dhe gjithashtu edhe viti me më shumë persona të dënuar 455. Për fat te keq numri i personave të proceduar vjen në rritje dhe kjo dëshmon mosrespektim të kritereve të sigurisë së jetës nga aksidentet.


Burim: Ministria e Drejtësisë

Komentet dhe përpunimi: ODA

Kontribuoi: Dashamir Biçaku