Open Data Albania po hulumton trendin dhe ecurinë për veprime që lidhen më nenin 277 të Ligjit Tonë Penal, konkretisht “Vetëgjyqësia”. Ky nen formulohet duke parashikuar veprime te ushtrimit të një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri, pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror.

Veprim përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Për këtë vepër penale, gjatë kësaj periudhe rezulton të jenë hetuar 388 çështje dhe janë dënuar 477 persona. Viti me më shumë çështje të hetuara është viti 2010, saktësisht 59 çështje, ndërsa viti me më shumë persona të dënuar është viti 2011, kontretisht 76 persona të dënuar.


Burim: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Ky nen dëshmon edhe mbi nivelin e besimit që kanë individët në zgjidhjen e mosmarveshjes dhe rifitimit të të drejtave përmes ndërhyrjes institucionale. Vëllimi i kësaj vepre penale është problematik sa kohë që rastet shoqërojnë konflikte sociale zinxhir, dhe shpesh finalizohen edhe me cenime fizike të jetës, pronës dhe të drejtave në përgjithësi. Kurba e kësaj vepre penale kundër rendit dhe sigurisë publike ka ulje ngritje jo të theksuara të rritjes së çështjeve.

Kontribuoi: Dashamir Biçaku