Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës njoftoi se ka lançuar tenderimin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat e ndërtimit, shfrytëzimit dhe transferimit (BOT) të një porti jahtesh në Portin e Shëngjinit, në formën e propozimit të pakërkuar”. Në buletinin e APP janë dhënë detajet e kohëzgjatjes dhe datën e zhvillimit të tenderit. Dorëzimi i ofertave është caktuar deri më tanin 12 qershor, ndërsa në të njëjtën ditë do të hapen edhe ofertat.
Qeveria ka kërkuar që të japë edhe portin e Shëngjinit për sipërmarrjen kineze, ndonëse qeveria e mëparshme e premtoi dhe e promovoi si porti i Kosovës.