Shifrat i paraqiti sipas të dhënave analitike “Open Data Albania”, një grup/institut studimor. Nivelin më të lartë të eksporteve të Shqipërisë e zënë kategoritë e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike si dhe tekstilet dhe këpucët. Këto dy kategori grupmallrash për vitin 2014 zunë veçmas pothuajse 34 për qind të eksporteve të përgjithshme.
Kurse, për importet, janë tri kategori mbizotëruese: makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; ushqime, pije, duhan dhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Shifrat i paraqiti sipas të dhënave analitike “Open Data Albania”, një grup/institut studimor.
Open Data Albania”” tha se ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2014.
“Eksportet e minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar një rënie me rreth 14% krahasuar me vitin 2013, ndërsa eksportet e tekstile dhe këpucë kanë pësuar një rritje me rreth 24%”-thuhet në staudim.
I njejti studim tregon se “një tjetër grupmallrash i rëndësishëm janë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, që për vitin 2014 zënë rreth 15% të totalit të eksporteve” dhe se “grupmallrat e tjera zënë pesha më të vogla në eksporte, pesha që vargojnë nga 1 deri në 7%”.
Importet gjithnjë për vitin 2014, të dy kategorive të para janë rritur krahasuar me një vit më parë, pra me 2013, kurse i treti ka rënë
Analiza tregon gjithashtu se po për importet një nivel të rëndësishëm zënë produktet kimike dhe plastike; materialet e ndërtimit dhe metalet si dhe tekstilet dhe këpucët.
“Në vitin 2014, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Por ecuria pozitive e eksporteve, është më e vogël se rritja e importeve. Në vitin 2014, vlera e importeve ishte rreth 8.5% më e lartë se një vit më parë”-thuhet në studim.
Ndërkaq, “Open Data Albania” na analizuar edhe bilancin tregtar të Shqipërisë që për vitin 2014 ishte minus 297 miliardë lek ose rreth 9.4% më i lartë se në 2013. Bilanci tregtar i Shqipërisë ra me me Kinën, Rusinë, Serbinë, Greqinë, Turqinë, Zvicrën, Italinë, SHBA-në dhe Gjermaninë:
“Për vitin 2014, vëmë re që bilanci tregtar me Italinë është përmirësuar, duke pësuar një ulje me 40%. Ndërsa me vendet e tjera të lartpërmendura bilanci tregtar negativ është thelluar. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv të konsiderueshëm me vende si Malta, Spanja, Kosova, Mali i Zi”.
Pjesë të studimit:
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2014. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera.
·  Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve.
·  Eksportet e minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar një rënie me rreth 14% krahasuar me vitin 2013, ndërsa eksportet e tekstile dhe këpucë kanë pësuar një rritje me rreth 24%.
·  Një tjetër grupmallrash i rëndësishëm janë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, që për vitin 2014 zënë rreth 15% të totalit të eksporteve. Grupmallrat e tjera zënë pesha më të vogla në eksporte, pesha që vargojnë nga 1 deri në 7%.
· Në rastin e importeve, dallojmë tre grupmallra kryesore që zënë peshën më të lartë, ku përmendim: a) Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; b) Ushqime, pije, duhan dhe c) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
·  Në vitin 2014, vlera e importeve për dy grupet e para të lartpërmendura ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2013. Importet për grupmallrat Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar ulje për vitin 2014. Po ashtu një peshë të konsiderueshëm në importet e vendit tonë zënë edhe grupmallrat Produkte kimike dhe plastike; Materiale ndërtimi dhe metale; Tekstile dhe këpucë.
Gjithashtu Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar për vitin 2014. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi.
·  Në vitin 2014, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Por ecuria pozitive e eksporteve, është më e vogël se rritja e importeve. Në vitin 2014, vlera e importeve ishte rreth 8.5% më e lartë se një vit më parë. Bilanci tregtar i Republikës së Shqipërisë për vitin 2014 ishte -297 miliard lek lekë, rreth 9.4% më i lartë se në vitin 2013.
·   Në ecurinë negative të bilancit tregtar të Republikës së Shqipërisë, ndikim të madh kanë bilancet e konsiderueshme negative tregtare me vende si Greqia, Italia, Kina, Turqia, Gjermania, Zvicra, Serbia, SHBA-ja dhe Rusia.
·   Për vitin 2014, vëmë re që bilanci tregtar me Italinë është përmirësuar, duke pësuar një ulje me 40%. Ndërsa me vendet e tjera të lartpërmendura bilanci tregtar negativ është thelluar. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv të konsiderueshëm me vende si Malta, Spanja, Kosova, Mali i Zi.
·  Destinacioni kryesor i eksporteve të Republikës së Shqipërisë është Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është rritur vit pas vit, ku në vitin 2014 vlera këtyre eksporteve zuri rreth 52% të vlerës totale të eksporteve. Destinacione të rëndësishme të eksporteve janë edhe vendet e BE, vendet e rajonit, Kina dhe SHBA. Për vitin 2014, kemi një rënie të konsiderueshme të eksporteve drejt vendeve si Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Zvicra, Kina. Ndërsa drejt vendeve si Kosova, Maqedonia, Turqia, Greqia, Austria, Egjipti vlera e eksporteve ka pësuar rritje gjatë vitit 2014.
·  Vendi ynë importon mallra dhe shërbime nga vende të ndryshme, duke filluar që nga vendet fqinje e deri tek kontinentet më të largëta. Importet më të mëdha vijnë nga vendi fqinj Italia, megjithëse për vitin 2014 importet nga Italia janë ulur duke zënë rreth 30% të vlerës së importeve. Pjesë të rëndësishme të importeve zënë edhe importet që vijnë nga Greqia, Kina, Turqia, Gjermania, Serbia, Zvicra, Spanja, USA, Rusia, Kanadaja, Austria ku duhet theksuar fakti që vlera e importeve për secilin nga vendet e përmendura ka pësuar rritje në vitin 2014.
· Për vitin 2014, rreth 77% e vlerës së eksporteve të Republikës së Shqipërisë kishin si destinacion vendet e Bashkimit Europian. Pothuaj e njëjta strukturë paraqitej edhe një vit më parë. Në rastin e importeve, rreth 62% të vlerës së tyre vijnë nga vendet e Bashkimit Europian për vitin 2014,duke mbajtuar të njëjtat raporte si në vitin 2013.