Mosha mesatare e popullsisë tonë është 35.3 vjeç. Por, studimet e fundit kanë treguar se në këtë dekadë, popullsia është plakur mesatarisht me 4.7 vjet. Ky fakt lidhet ngushtë me uljen e lindshmërisë. Edhe pse në vitin 2011 Shqipëria vijonte të kishte popullsinë me moshë më të re ndër vendet e kontinentit Evropian, një hulumtim i Open Data Albania tregon se ritmet e plakjes janë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Sipas studimit, nëse ne jemi plakur me 4.7 vjet këtë dhjetëvjeçar, për evropianet shifra është 2.9 vjet.

Gezim Tushi, shpjegon pse ky fenomen është mese normal për Shqipërinë e sotme. Por, bashkë me moshën mesatare dhe ritmet e plakjes, studimi sjell edhe prefekturën më të plakur dhe atë më të re në vend. Gjirokastra ka kështu një moshe mesatare me 39.7 vjeç, ndërsa Kukësi vetëm 30.2 vjeç. Edhe pse sociologet shprehen se ky nuk duhet të jetë një fenomen shqetësues për vendin tone, rënia e lindshmërisë me 2.3 fëmijë për nënë në botë, e ka një frikë! Kush do të kujdeset për kaq shumë të moshuar?!