Open Data Albania po hulumton lidhur me subjektet që në Janar 2014, rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara në afat. Të dhënat në hulumtim janë marrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Bazuar në legjislacionin tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në datën e caktuar konsiderohen subjekte të borxhit tatimor.

Ndaj këtyre subjekteve, persona të tatueshëm Administrata Tatimore, ne zbatim te nenit 91 te Ligjit Nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave te sigurimit mbi te gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me force te tyre.

Në janar 2014 në total persona të tatueshëm të penalizuar për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara në afat janë gjithsej 6608 të tillë. Ndër këto subjekte pjesa kryesore janë penalizuar për detyrime tatimore të papaguara në vitin 2012-të konkretisht 2285 persona të tatueshëm.

Burimi: http://www.tatime.gov.al/gdt/ListOfSubjects.aspx
Komentet dhe analiza: ODA

Rrethi që rezulton me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi të gjithë pasurinë për ekzekutim të detyrimeve  tatimore është Tirana me 57% të totalit. Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Fieri 35%, Lezha e Vlora 3% dhe Shkodra 1% ndaj totalit.


Burimi: http://www.tatime.gov.al/gdt/ListOfSubjects.aspx
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër subjektet tatimore të shpallura debitorë për efekte tatimore 2216 janë ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëri anonime. Ndërsa pjesa tjetër pra 4377 janë thjesht subjekte tatimore dhe 15 të tjera rezultojnë të jenë ndërmarrje apo institucione shtetërore.


Burimi: http://www.tatime.gov.al/gdt/ListOfSubjects.aspx
Komentet dhe analiza: ODA

Administrata Tatimore nga ana e saj nuk bën ndonjë publikim se sa është borxhi tatimor I secilit subjekt apo vlera e mbledhur nga sekuestrot për llogari të autoriteteve tatimore. Shpesh kompani të ndryshme organizojnë aktivitete të përkohshme me NIPT të kompanive të krijuara për qëllime afatshkurtra. Pasi ngarkohen me detyrime të larta tatimore këto kompani bëhen inegzistente dhe shkaktare të dëmit ekonomik për sektorin tatimor. Një indikator tjetër i rëndësishëm që do të referonte mbi cilësinë e punës së administratës tatimore është edhe numri i rasteve të hetuara dhe penalizuara për fiktivitet të ndërmarrjeve ekonomike.

Subjekte nën barrë siguruese e hipotekore për detyrime tatimore të papaguara në afat, 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014

Kontribuoi: Griselda Rruci