Nën analizë janë vendosur katër operatorët aktualë që operojnë në tregun shqiptar: Albanian Mobile Communication, Vodafone Albania, Plus Communications dhe Eagle Mobile.
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Operatori që gjen përdorimin më të madh mes Institucioneve Buxhetore duket të jetë Eagle Mobile, i cili në vitin 2012 ka arkëtuar 218,049,536 lekë dhe në vitin 2013 ka arkëtuar 158,916,572 lekë. Ky institucion përfitues i këtyre mjeteve monetare ka shënuar një rënie prej 27% nga viti në vit, megjithatë nuk ka humbur pozicionin dominues ndër operatorët e tjerë.
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Në total gjatë vitit 2012 janë regjistruar 361,931,278 lekë shpenzime buxhetore për shërbime telefonike. Në vitin 2013 këto shpenzime janë ulur në total me 3%, pra janë shpenzuar gjithsej 349,629,160.8 lekë.
Ky artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit 2012 – 2014, proces që mundësohet përmes Spending Data Albania.