Open Data Albania po hulumton mbi të dhëna që kanë të bëjnë me numrin e individëve të cilët kanë humbur jetën prej traumave të ndryshme. Analiza bazohet në të dhënat e Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë publikuar për vitin 2008. Vdekshmëria nga një traumë e caktuar është numri I personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në raport me 100 mijë banorë.

Në vitin 2008 niveli i vdekshmërisë nga sëmundjet në total është 693.9 për 100 mijë banorë, ndërkohë nga dëmtimet kanë humbur jetën 7% e tyre. Lëndimet e paqëllimshme përbëjnë 76% të totalit të traumave prej të cilave individët kanë humbur jetën, pjesa tjetër janë lëndime të qëllimshme si vetëlëndime apo dhunë nga të tretët.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe analiza: ODA

Krahasuar me nivelin prej 72.9 te vdekur mesatarisht në nivel botëror për 100,000 banorë duket se të gjitha vendet e rajonit të marra në shqyrtim kanë një vdekshmëri më të ulët për këtë kategori sëmundjesh. Sllovakia e Sllovenia të cilat kryesojnë klasifikimin qëndrojnë në nivele thuajse të njëjta, rreth 50 persona të vdekur për 100,000 banorë. Këto dy vende pasohen nga Shqipëria e Bullgaria me përkatësisht 46.4 dhe 41.5 të vdekur për 100 mijë banorë. Vendet e tjera si Greqia, Italia, Mali I Zi e Serbia qëndrojnë në nivele nën 40 të vdekur për 100,000 banorë.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe analiza: ODA

Një klasifikim interesant është dhe klasifikimi i dëmtimeve në lloje më të detajuara. Peshën kryesore si shkaktare e vdekshmërisë tek njerëzit e mbartin aksidentet rrugore me 20% ndaj totalit. Një pjesë të konsiderueshme e përbën gjithashtu vdekshmëria prej vetëlëndimeve me 13% të totalit. Dhuna e ushtruar përbën 10% të totalit të personave që kanë humbur jetën prej lëndimeve. Nga ana tjetër helmimet, mbytjet, rëniet apo zjarri përbëjnë përkatësisht 9%, 6%, 4% dhe 1% të totalit të dëmtimeve shkaktare të humbjes së jetës së individëve.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe analiza: ODA

Parë kjo në këndvështrimin gjinor vëmë re se gjinia mashkullore mbizotëron në numrin e personave që kanë humbur jetën prej dëmtimeve. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur këto persona kanë humbur jetën prej zjarreve. Meshkujt gjatë vitin 2008 janë lënduar me pasojë humbjen e jetës 2.22 herë më shumë se femrat. Aksidentet rrugore kanë shkaktuar humbjen e jetës së personave të gjinisë mashkullore 2.86 herë më shumë se asaj femërore. Një fenomen interesant është fakti se nga aksidentet që kanë humbur jetën 7.7 meshkuj për 100,000 banorë, pra 4.15 herë më shumë se femrat.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci