Në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria i dha fund diktatores dhe ju bashkua botës demokratike, njëra prej pak gjërave që ata ishin të lumtur, për dallim nga Europa e cila njihet edhe me emrin si kontinent i vjetër, ishte se ata kishin popullsinë më të re, me një moshë mesatare 26-28 vjeçar.
Por, viteve të fundit, Shqipëria po plaket më shpejt se çdo vend tjetër evropiane.
“Open Data Albania” ka bërë një hulumtim që ndërlidhet me moshën mesatare të popullsisë së Shqipërisë dhe ka analizuar trendët e kësaj moshe, duke bërë krahasime me vendet e tjera në Europë.
Analizat kanë përfshirë një periudhë prej 20 vitesh duke u bazuar në të tri dhënat e regjistrimit të fundit. Të dhënat ndërlidhen më vendet evropiane dhe kanë qenë të vëzhguara nga Eurostati.
Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania thotë që në vitin 2011, që bazohet në indikatorët e regjistrimit të popullsisë, ku Shqipëria ka një moshë mesatare prej 36.3 vjeçare, përderisa mosha mesatare është 41.2 vjeçare.
Më 2001, Shqipëria kishte një moshë mesatare prej 30.6 vjeç dhe nga viti 2001-2011 popullsia është plakur për 4.7 vjet. Në BE, plakja mesatare gjatë kësaj dekade ishte 2.9 vjet. Shqipëria është plakur shumë më shpejt gjatë kësaj dekade. Ky indikator e rangon atë si njërin prej vendeve që po plaket më së shpejti në Europë pas Lituanisë.
Nëse mosha mesatare në nivel kombëtar është 35.3 vjet, disa prefektura kanë edhe plakje më të lartë.
Kështu, Gjirokastra (me mesatare 39.69 vjet), Korça, Berati dhe Vlora me një moshë mesatare më 35.3 vjet të vjetër.
Mosha mesatare e popullsisë së Tiranës është 34.5 vjet kurse në Durrës, 34.6 vjet.
Plakja e popullsisë në dekadën e fundit ndërlidhet me numrin e ulët të lindjeve dhe migrimin masiv të popullsisë së re. Madje edhe pritja për moshës mesatare luan një rol kryesor. “Shkalla më e lindjes në Dibër dhe Kukës ka arritur që të mbaj popullsinë më të re pavarësisht migrimit masiv të popullatës”, tha Brahaj.
Figurat për shkallën e moshës se popullsisë tregojnë informacione mbi nevojën shoqërore dhe politikat ekonomike që të minimizojnë efektet negative që plakja e popullsisë po vazhdon në vend.
Kjo do të thotë që reformat kërkojnë një skemë të re për pensionet dhe fakti që nuk ka punësim të madh të popullsisë së re, jep indikacione që trendët e pleks së popullsisë në vend.