Open Data Albania është një projekt që ka për qellim të mbledhë dhe të ruajë të dhëna mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri. Së fundmi, ky entitet ka publikuar të dhëna lidhur me shpenzimet buxhetore për shërbimet e telefonisë mobile për vitet 2012 – 2013. Në analizë bëjnë pjesë të katër operatorët aktualë të telefonisë mobile që operojnë në tregun shqiptar: Albanian Mobile Communication (AMC), Vodafone Albania, Plus Communications dhe Eagle Mobile.

grafika 1

Në të dhënat e këtyre dy viteve vihet re se operatori që ka përfituar më shumë të ardhura nga buxheti për shërbimet që i ka ofruar administratës dhe institucioneve buxhetore është Eagle Mobile. Kjo kompani ka arkëtuar rreth 218 milionë lekë në vitin 2012 dhe rreth 159 milionë lekë në vitin 2013. Rënia ka qenë 27% nga viti në vit, por pavarësisht kësaj, Eagle Mobile mban pozicionin dominues krahasuar me operatorët e tjerë, duke përbërë rreth 60% të shpenzime buxhetore për operatorët mobile në vitin 2012 dhe 45.5% në vitin 2013.

 

grafika 3grafika 2

 

  Për vitin 2012, Vodafone Albania mban vendin e dytë me 18.2%, shifër kjo që ka pësuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2013 (19.5%). AMC, e renditur në vend të tretë gjatë vitit 2012 ka kaluar në vend të katërt gjatë 2013-s, pavarësisht se është vënë re një rritje e vogël në përqindje (12.7% – 14.3%). Kjo për arsyen se operatori telefonik Plus Communication ka pësuar rritje të dukshme nga 8.8% në vitin 2012 në 20.7% në vitin 2013. Në total gjatë vitit 2012 janë regjistruar rreth 362 milionë lekë shpenzime buxhetore për shërbime telefonike, ndërkohë që në vitin 2013 këto shpenzime janë ulur në total me 3%, duke kapur një shifër prej rreth 350 milionë lekë.