Burimi: spending.data.al dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Komentet dhe analiza: ODA
Në Republikën e Shqipërisë institucioni buxhetor pjesë e Sistemit të Burgjeve që ka patur koston më të lartë për të burgosur gjatë vitit 2013 është Spitali i Burgut Tiranë, i cili ka shpenzuar rreth 7.2 milionë lekë për person. Institucione të tjera me kosto të larta kanë qenë dhe Paraburgimi Tropojë me kosto për person rreth 2.4 milionë lekë, Paraburgimi Kukës rreth 1 milionë lekë etj. Institucioni buxhetor me koston më të ulët për të burgosur ka qenë Burgu i Lezhës me rreth 241 mijë lekë.
Nëse marrim totalin e Burgjeve përfshi dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve rezulton se kosto totale për person është rreth pesëqind e njëzet e katër mijë lekë.
Kosto vjetore për te burgosur ne RSH 2013
Burimi: spending.data.al dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Komentet dhe analiza: ODA