Open Data Albania po hulumton lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Republikën e Shqipërisë në harkun kohor 2012-2013. Në të përfshihen shtatëmbëdhjetë universitete e akademi, buxheti i të cilave përputhet me vlerën e transaksioneve të bëra nga secili institucion për shpenzime lidhur me paga, shërbime, shpenzime utilitare, pajisje, vlerësime për medalje ari, honorare etj.

Ky artikull është realizuar përmes katalogut Spending Data Albania. Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme përmes aplikacionit Monitorim i Thesarit të Shtetit.

Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë vitit 2012 buxheti faktik në total për gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë ka qenë  6,7 miliard lekë, ndërsa në vitin 2013 ky buxhet ishte 7,5 miliard lekë, pra rreth 12% më shumë në vitin 2013. Gjatë vitit 2012 dhe 2013 ishte Universiteti i Tiranës që shpenzoi më shumë nga totali I shpenzimeve për sistemin e arsimit të lartë publik.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë  vitit 2013 peshën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të sistemit të edukimit universitar e mbart Universiteti i Tiranës me 25% ndaj totalit. Një pjesë të rëndësishme të buxhetit faktik kanë zënë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës me 11% ndaj totalit, Universiteti Bujqësor dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, me 9% ndaj totalit secili, si  dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër me 7% ndaj totalit.

Në analizë është marrë edhe Qendra e Studimeve Albanologjike e krijuar në kuadër të ristrukturimit e të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave si bashkim i katër institucioneve shkencore Instituti i Arkeologjisë; Gjuhë dhe Letërsisë; Historisë dhe Kulturës Popullore. Institucioni ka statusin e një qendre ndëruniversitare tashmë i akredituar nga autoritetet kombëtare të akreditimit.

Universiteti i Mjekësisë së Tiranës është një Institucion i Arsimit të Lartë që ka qenë një ndër fakultetet pjesë e Universitetit të Tiranës, ndërsa sot funksionon si universitet më vete.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Ndryshimi qe ka pësuar buxheti faktik i  Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Buxheti i këtyre institucioneve ka ndryshuar nga viti në vit. Ndryshimin më të madh e ka pësuar Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës buxheti i të cilit në vitin 2013 është rritur me 324,428,114 lekë krahasuar me vitin 2013.

Po kështu edhe Universiteti i Elbasanit ka shënuar rritje prej 173,930,365  lekë në vitin 2013 kundrejt 2012-ës. Buxheti i Universitetit të Tiranës nga ana tjetër ka pësuar ndryshimin më të madh në kahun e kundërt, duke u ulur me 126,833,453 lekë në vitin 2013.

Institucione të tjerë buxheti i të cilave ka pësuar rënie janë dhe Universiteti Bujqësor, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Universiteti i Sporteve, Universiteti i Mjekësisë si dhe Universiteti i Arteve. Në total buxheti i institucioneve te arsimit të lartë publik në vitin 2013 është rritur me 185,940,131 lekë krahasuar me vitin 2012.

Kontribuoi: Griselda Rruci