Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat nga tatimet dhe doganat dhe raportin e mbledhjes së tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Të dhënat i përkasin viteve 2009-2013. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që mblidhen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qendrore. Përgjegjës për mbledhjen e tyre janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave.

Në 5 vitet e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pasur një rritje të vazhdueshme të mbledhjes së të ardhurave që janë kompetencë e saj. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin 2010, ku krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e mbledhura u rritën me 13%. Për sa i përket vitit 2013 të ardhurat e mbledhura nga DPD krahasuar me një vit më parë u rritën me 9%. Një pjesë e kësaj rritje vjen dhe nga mbledhja e akcizave dhe fakti që kjo mbledhjen tashmë është tërësisht nën kompetencat e DPD.


Burimi: Drejtoria Përgjithshme Doganave, Min.Fin
Përpunimi dhe komentet: ODA

Nga ana tjetër, të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë rritur me ritme më të ulëta. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin vitin 2011, ku krahasuar me një vit më parë, të ardhura e mbledhura nga DPT u rritën me 5%. Në vitin 2013 kemi një rënie të të ardhurave të mbledhura nga DPT me 13% krahasuar me një vit më parë. Kjo ulje vjen më së shumti nga heqja e kompetencës për mbledhje të akcizës sikurse edhe performanca.


Burimi: Drejtoria Përgjithshme Doganave, Min.Fin
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë në nivele më të larta krahasuar me ato të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kjo epërsi e DPD sa vjen dhe është theksuar këto 5 vitet e fundit. Në vitin 2009 ky raport ishte pothuajse i barabartë, me një epërsi të vogël të DPD, por situata paraqitet komplet ndryshe në vitin që lamë pas ku 39% e të ardhurave nga tatimet dhe doganat u mblodhën nga DPT dhe pjesa tjetër prej 61% u mblodh nga DPD.


Burimi: Drejtoria Përgjithshme Doganave, Min.Fin
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Drejtoria Përgjithshme Doganave, Min.Fin
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Ina Baja