Muajt e fundit të vitit 2013 kanë shënuar vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 10 vitet e fundit, ndërsa të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën më të ulët.
Sipas raportit nga “Open Data Albania” “në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro.”
Ndërkohë, që të ardhurat nga emigrantët kanë shënuar rënie të shpejtë sipas raportit “gjatë 2013-ës, remitancat (paratë që sjellin emigrantët) u ulën në 500 milionë euro, duke shënuar vlerën më të ulët të 10-viteve të fundit.
Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare, që në këtë rast investimet e huaja kanë rolin kryesor.