Të nderuar Koleg Gazetar,
Open Data Albania ka publikuar disa ditë më parë të dhëna mbi eksplorimin dhe eksportet e mineralit të bakrit në vend. Të dhënat janë me burime zyrtare dhe janë zbardhur në kuadër të transparencës mbi shfrytëzimin e aseteve kombëtare. Këtë artikull ju mund ta gjeni duke klikuar Eksplorimi, rezervat dhe eksportet e bakrit 2005 – 2013.
Në vijim të këtij artikulli dhe indikatorëve të zbardhur nga Open Data Albania, revista JAVA ka publikuar një shkrim të ing. Qerim Ismeni ku me analizë inxhinjerike argumentohet se sasia e bakrit (cilësia e vendburim Munella- Pukë) e shitur jashtë vendit përmban ka vlerë më të lartë se vlera zyrtare e deklaruar konkretisht po citoj „… bashkë me bakrin si përmbajtje janë eksportuar dhe afër 25 mijë ton zink si dhe sasi ari argjendi, kadiumi, indiumi, seleni, teluri etj. Nga kjo rezulton shifra afër 900 milion dollarë përkundrejt 205 milion dollarë të ardhura të publikuara nga ODA” . më gjerësisht ju mund të lexoni artikullin e Revistës JAVA.
Me dëshirën për të nxitur një debat sa më teknik, shkencorë dhe të bazuar në të dhëna dhe fakte, ekipi ODA ju fton të njiheni me argumentet e parashtruara. Tema në fjalë ka një rëndësi të veçantë për shkak se lidhet drejtpërdrejt më shfrytëzimin e pasurive dhe aseteve kombëtare.
 
Ju faleminderit
Aranita BRAHAJ
Open Data Albania