Banka e Shqipërisë shquhet për shpenzime të shumta e paga të larta. Numri i punonjësve ka pësuar ndryshime gjatë viteve.  Në vitin 2000 në këtë bankë punonin 334 punonjës, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2002 pati një ulje të numrit të punonjësve në 245. Pas këtij viti dhe deri në 2005 kemi patur një rritje të numrit të punonjësve të Bankës së Shqipërisë.

Numri i punonjësve të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013 të ishte 504. Në vitin 2013 shpenzimet për personelin kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të numrit të punonjësve. Viti me rritjen më të madhe ishte viti 2001, ku krahasuar me një vit më parë shpenzimet e personelit u rritën me 38%.

Ndërsa viti me rritjen më të ulët ishte viti që lamë pas, ku krahasuar me një vit më parë shpenzimet e personelit u rritën me vetëm 2.5%. Shpenzimet e personelit për vitin 2013 ishin 1.12 mld lekë.  Duke marrë shpenzimet e personelit të Bankës së Shqipërisë dhe numrin e punonjësve të saj kemi llogaritur një tregues të shpenzimeve mesatare vjetore për të punësuar të Bankës së Shqipërisë.

Ky tregues në vitin 2000, sipas “Open Data”, ishte 538 922 lekë/vit ose 44 910 lekë/muaj, duke vazhduar rritjen deri në vitin 2005. Duke filluar nga viti 2006 e deri në vitin 2009 ky raport ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2010 pati një ulje me 1.5% këtij raporti, për të vazhduar me rritje të mëpasshme nga viti 2011 e deri në vitin që lamë pas. Në vitin 2013 ky raport ishte 2 214 286 lekë/vit ose 184 524 lekë/muaj mesatarisht për të punësuar.