Open Data Albania ka hulumtuar mbi lejet mjedisore të miratuara nga Ministria e Mjedisit për aktivitete si grumbullim vajrash, hidrokarburesh, plastike, skrapi, inertesh, automjetesh, baterish, mbetje urbane, mbetje spitalore si dhe riciklimin e eksportin e disa prej tyre. 172 leje janë miratuar në total për këtë kategori në periudhën 2012 – prill, 2014, ku vendin kryesor e zë viti 2013, me 105 leje të miratuara, 2 herë më shumë se në vitin 2012.

Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Leje mjedisore te miratuara për grumbullim, depozitim, riciklim ne vitet 2012-2014

Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Grumbullimi, përpunimi dhe riciklimi i skrapit është një ndër aktivitetet më të rëndësishme në këtë kategori.  19 leje janë miratuar për to në vitin 2013, ku 6 leje janë për grumbullim skrapi, 5 leje për skrap, 3 leje për grumbullim dhe përpunim skrapi, 3 leje për eksport skrapi dhe 2 leje për grumbullim-eksportim skrapi.

Pjesa më e madhe e  lejeve i përkasin zonës së Korçës (6 leje), pastaj vjen Durrësi (4 leje) dhe Tirana (3 leje).  Vetëm dy subjekte kanë përfituar më shumë se një leje në 2013-n: Invement Albania për “Grumbullim skrapi” në zonën e Lezhës dhe Continental sh.p.k. për “Grumbullim, tregtim dhe eksportim skrapi” në Korçë.


Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Grumbullimi, depozitimi dhe riciklimi i vajit është zëri i dytë që spikat për leje të miratuara në vitin 2013 me 5 leje për riciklim, 11 leje për grumbullim dhe depozitim dhe 1 leje për mbetje vaji. Kjo është kategoria që ka përjetuar rritjen më të ndjeshme të lejeve të miratuara në 2013-n krahasuar me vitin 2012, me 15 leje apo 8.5 herë më shumë. Pjesa më e madhe e lejeve të miratuara në vitin 2013, janë në zonën e Durrësit, me 8 leje apo 48% të totalit për këtë kategori. Për vitin 2014, deri në 4-mujorin e parë është miratuar vetëm 1 leje për grumbullimin e vajrave.

Edhe në fushën e grumbullimit dhe riciklimit të naftës dhe hidrokarbureve dallon viti 2013 me 7 leje të miratuara, kryesisht në zonën e Fierit, kundrejt 4 lejeve në 4-mujorin e parë të 2014-s dhe asnjë lejeje në 2012-n.



Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Leje mjedisore janë miratuar edhe për aktivitete të mbetjeve urbane dhe inerte. Janë 9 leje të lëshuara për mbetje urbane në 2013-n, ndër të cilat 4 për grumbullime, 3 për pastrime, 1 për depozitim dhe 1 për gropë ekologjike. 9 lejet për depozitimet e inerteve janë përfituar të gjitha nga subjekti Ayen AS Energy për aktivitete në Rubik, Pukë, Mirditë dhe Rrëshen.


Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Leje për Depozitim Inertesh ne zonën Pukë – Mirditë

Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Dy grupet e fundit që marrin rëndësi të veçantë në lejet mjedisore janë mbetjet plastike dhe ato spitalore. Për mbetjet plastike janë miratuar përkatësisht 10 leje në 2012-n, 12 leje në 2013-n dhe 2 leje deri në prill, 2014. Ndërsa lejet në 2012-n kanë qenë kryesisht për riciklim të plastikës (7 leje apo 70%), në 2013-n mbizotëron grumbullimi i plastikës.

Lidhur me mbetjet spitalore janë 2 leje të miratuara në vitin 2013 për trajtimin e tyre dhe 1 e miratuar në vitin 2012, të gjitha në zonën e Tiranës.  Grafiku në vijim pasqyron totalin e lejeve të miratuara në të tre vitet sipas klasifikimit të aktiviteteve kryesore për grumbullimin, riciklimin dhe eksportin e mbetjeve dhe skrapit.


Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në tabelën më poshtë paraqiten lejet e miratuara për këtë kategori në periudhën janar 2012-prill 2014 sipas llojit të aktivitetit, firmës që e ushtron dhe vendndodhjes ku ushtrohet ai.



Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja