Pas analizave që ju ka bërë të hyrave në Kosovë dhe në Shqipëri organizata “Open Data Albania,” ka konstatuar se në vitin 2013 shuma e të hollave që kanë hyrë në Kosovë nga kursimet e mërgimtarëve ka arritur 621 milion euro, ndërsa ato në Shqipëri 497 milion euro.

Vendi prej nga ka më së shumti ka të ardhura nga remitenca në Kosovë remitenca është Gjermania, e pasuar nga Zvicrra dhe vende të tjera ndërsa në Shqipëri remitencat më shumë vijnë nga mërgimtarët që punojnë në Itali, Greqi dhe vende të tjera. Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se remitencat paraqesin një burim të jashtëzakonshëm të të ardhurave për Kosovën dhe Shqipërinë.