Në ministrinë e Shëndetësisë, fatura për karburant shkon sa pagat e punonjësve. Ilir Beqaj, ministri i Shëndetësi falas jo vetëm që nuk ul shpenzimet për dikasterin që drejton, por në muajin korrik të 2014 ka arritur një rekord në shtetin shqiptar. Aparati i Ministrisë së Shëndetësisë nga data 1 janar – 25 korrik 2014 ka bërë 354 transaksione/pagesa dhe vlera është 187 927 642 Lekë. Interesant është fakti që shpenzimet për karburant në këtë ministri shkojnë sa pagat e punonjësve. Duket se me shume se personeli begati e kontribut ka kompania qe i shet karburant ministrisë. Sipas Open Data Albania vetëm në muajin korrik kjo ministri ka shpenzuar për Karburant 1 090 400 Lekë; Ndërsa për Paga 1 105 640 Lekë. 
Sipas Open Data Albania, Aparati i Ministrisë së Shëndetësisë ka paguar faturën për shoqërinë Bovl Oil me vlerë 159,172, me ligjin 602, ministria shëndetësise, solar,up 30 d 29/1/14,shtes kontr 643/3 d 21/2/14,fat 264 d 25/2/14 s 13647057.fh 3 d 25/2/14. Ndërsa me datë 2014-04- 24 Aparati i Ministrisë së Shëndetësisë ka paguar faturën për shoqërinë Europretrol Durrës Albania, si kontratë në vazhdim. Po ashtu Aparati i Ministrisë së Shëndetësisë ka paguar faturën në datë 2014-07-09 për shoqërinë Europretrol Durrës Albania pas autorizimit si lidhje kontrate. 
Kuptohet vetiu që ky abuzim i pastër me paratë publike nuk janë asgjë në krahasim me tenderat fiktivë të ilaçeve nga ana e ministrisë së Shendetësisë. Partia Demokratike e ka akuzuar Minsitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, për ndërhyrje në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë. Në një dalje për mediat, deputetja demokrate, Albana Vokshi, pati theksuar se Beqaj me anë të shkresës me datë 21.03.2014, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindase. 
“Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë, duke lejuar hyrjen në treg të ilaçeve të paautorizuara. Me anë të shkresës me datë 21.03.2014, me anë të së cilës Ministri Beqaj, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindase”, deklaroi Vokshi. Sipas saj, modifikimi i kritereve të tenderit, me urdhër të Ministrit, në kundërshtim të hapur me dy nene të ligjit, është më e pakta vepër penale me pasoja të rënda në komunitet pasi shkatërron sigurinë e mjekimit.