Rrjeti i kompanive të Kokëdhimës është shndërruar në përfituesin kryesor të fondeve publike në vend. Fonde milionash me urdhër të Ramës shkojnë për kompanitë e tij të ndërtimit, agjencinë e reklamave, shërbimin e internetit përmes Abissnet etj., pa asnjë tender, pa respektuar asnjë rregull dhe kriter ligjor. Mjafton të ndalesh tek kompania e tij e shërbimit të internetit Abissnet, shifrat përfituese nga fondet publike janë marramendëse.

Të gjitha bashkitë e majta, si dhe institucione të ndryshme kanë lidhur kontrata bashkëpunimi me kompaninë e Kokëdhimës, ku para të thata të buxhetit të shtetit i kalojnë deputetit të Ramës.

Përmes një investigimi në sistemin e të dhënave Open Data numri i institucioneve shtetërore që paguajnë në favor të kompanisë së Kokëdhimës nuk ka fund ndërsa shuma totale e transaksioneve të kryera midis institucioneve dhe kompanisë së Koço Kokëdhimës shkon jo pak, por plot 2,951,169.00 lekë (të reja).

Nën presionin e fortë të Ramës dhe Kokëdhimës institucionet publike të drejtuara nga majtët janë detyruar të gjithë të lidhin kontratata disa vjeçare me kompaninë e Kokëdhimës.

Përfitimi i miliardave nga kompania e tij e shërbimeve të internetit është vetëm një nga shumë tentakulat që Kokëdhima dhe bizneset e tij kanë kapur shtetin. Një tjetër burim miliarda lekësh fitimprurës është edhe agjencia e tij e reklamave, agjenci e posaçme që merret me ekspozimin e reklamave citylight që me bekimin e Ramës përmes buxhetit të shtetit apo fondeve publike i garanton Kokëdhimës qindra milionë para.

Ky rast përbën një nga rastet flagrante të korrupsionit të Ramës. Dihen lidhjet e Ramës me Kokëdhimën sikurse tani po faktohet edhe mënyra se si vjedhin paratë e taksapaguesve kjo dyshe ortake në miqësi dhe në qeveri.

Urdhri i Ramës për të gjitha agjencitë shtetërore është që të lidhin kontrata me kompaninë e Kokëdhimës. Të ashtuquajturat tender janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më. Ato janë zëvendësuar me urdhrin e Kryeministrit.

Në këtë mënyrë bëhet shumë e thjeshtë edhe ndarja e parave mes këtyre dy ortakëve. Kemi të bëjmë me një sistem mafioz të ndërtimit dhe funksionimit të qeverisë dhe pushtetit, ku gjithçka ndahet mes atyre që e konsiderojnë qeverinë jo si një angazhim qytetar, por si një ortakëri biznesi.
Shqiptarët po vidhen haptazi. Miliardat e taksave të tyre po shkojnë për xhepat e Ramës dhe Koçove në qeveri. Kjo është një aferë e rëndë, e cila kërkon një hetim të plotë, pasi këto transaksione parash është e sigurtë që shkojnë mes këtyre dy ortakëve në qeveri. Kjo nuk është afera e vetme mes tyre. E gjithë qeveria është vënë në funksion të skemës Rama të biznesit personal dhe miqve të tij.

Jo vetëm zhvatje por edhe censurim klientëve

Jo vetëm që përfiton miliona para nga fondet publike, por Koço Kokëdhima po përdor kompaninë e tij Abissnet për t’i censuruar dhe bllokuar mijëra abonentëve të gjitha faqet e internetit që shkruajnë kundër tij dhe qeverisë, duke shkelur hapur të drejtat e të gjithë klientëve.

Së fundi Kokëdhima po guxon në mënyrë skandaloze, tërësisht të paligjshme, që të shkelë të drejtat e klientëve të tij të garantuara në çdo ligj shqiptar apo të huaj.

Shfaqja e video-skandalit ku sekretari i Kokëdhimës i kërkon një gruaje favore seksuale me vajzën e saj të mitur 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune në të gjitha agjencitë e lajmeve online ka bërë që Kokëdhima të urdhërojë teknikët e biznesit të tij Abissnet, që për të gjithë abonentët që marrin internet nga kompania e tij, të bllokojë disa faqe, të cilat janë në opozitë me të.

Një nga faqet e internetit më të vizituar nga opozitarët shqiptarë është opozita.com. Sidomos ditën kur ajo postoi një “përgjim” që tregonte “komunikimin” midis superdeputetit Koço Kokëdhima dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Postimi fitoi një shikueshmëri shumë të lartë, duke thyer ndoshta edhe rekordin e vizitave në këtë website.

Por prej disa orësh ebsite i opozita.com nuk hapej dot për vizitorët që janë abonentë të Abissnetit të Koços, ndërsa me çdo ISP tjetër hapej.

Kjo gjë është një shkelje flagrante e të drejtave të klientëve, e cila në një shtet normal Koçon do e çonte në qeli t’i bënte shoqëri mikut të vet Agron pedofilit dhe në mënyrë të menjëhershme t’i hiqej licenca e ISP-së. Një mohim të tillë ndaj abonentëve, që bën Abissneti i Koços, sipas qefit të vet, mund të ndodhë vetëm me vendim gjykate, ligj Parlamenti apo VKM dhe kurrë me dëshirë të pronarit të ISP-së.