Kompania “ABISSNET” në të cilën Kokëdhima zotëronte 100% aksionet e saj i ka shitur internet edhe Azilit të Pleqve në Fier. Data e realizimit të kontratës sipas dokumentacionit zyrtar është e ajo e 22 janarit 2014, pikërisht koha kur Kokëdhima kishte në pronësi të vet 100% aksionet e “ABISSNET”. Janë një sërë institucionesh shtetërore, të cilat kanë lidhur apo rinovuar kontrata e tyre me kompaninë e Kokëdhimës gjatë kohës që ai ka mbajtur edhe mandatin e deputetit edhe zotëronte 100% të aksioneve. Këtë e pohojnë dokumentet zyrtare. 
Kështu Teatri Kombëtar i Komedisë po ashtu ka lidhur kontratë me “ABISSNET” gjatë kohës që Kokëdhima ka zotëruar 100% të aksioneve të kompanisë dhe data përkon më 20 janar 2014. Avokati i Popullit po ashtu ka lidhur kontratë dhe ka bërë pagesën me “ABISSNET” më 6 janar 2014. Dogana Pogradec, e ka lidhur kontratën më 23 janar 2014. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut e ka lidhur kontratën me “ABISSNET” më 9 janar 2014. Bashkia e Durrësit më 6 shkurt të këtij viti. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike më 4 shkurt 2014. Të gjitha këto kontrata janë nënshkruar gjatë kohës që Kokëdhima sikurse e pohoi edhe vetë në deklaratën e djeshme ka zotëruar 100% të aksioneve të “ABISSNET”. Ai ka bërë shkëputjen fiktive nga kjo kompani më datën 6 shkurt të vitit 2014, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre muajve ka vazhduar fushatën e vjedhjes së parave nga fondet publike. 
Lidhja e kontratave dhe ripërtëritja e tyre është një proces i cili ka pak ndryshim. Çdo kontratë e ripërsëritur është një kontratë e re. Klienti e rifreskon kontratën kur ajo i mbaron me një kompani të caktuar duke riparë të gjithë tregun. Klienti përzgjedh kompaninë që i intereson dhe ripërtërin kontratat. Kjo kontratë për këdo konsiderohet si një kontratë e re sepse në të njëjtën kohë ofrohet shërbim i ri dhe kryhet pagesë e re. Nëse do t’i përmbaheshin kontratave të vjetra, ato bëhen nul në kohën që u skadon afati dhe institucioni nuk merr asnjë shërbimn sepse nuk paguan para. 
Të gjitha këto institucione, pra të gjitha ato 176 kontrata me institucionet shtetërore janë lidhur dhe kanë bërë pagesat e tyre gjatë kohës ka zotëruar 100% të aksioneve të kompanisë “ABISSNET”. 
Kokëdhima thotë se një pjesë e këtyre kompanive kanë bërë ripërtëritje të kontratave që janë lidhur më parë. Edhe nëse është e tillë kjo nuk e shpëton Kokëdhimën nga shkelja e ligjit dhe Kushtetutës. Pagesat janë kryer po nga institucione publike. Fondet e tyre kanë qenë para të taksapaguesve. Nuk ka asnjë sens që sipas Kokëdhimës taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë Kokëdhimën, këtë mendje të ndritur të kombit, edhe si deputet edhe si pronar i kompanisë “ABISSNET”.