Konkretisht përfaqësues të opozitës sikurse medias kanë gjetur në publikimet e Transaksione Thesari nga Spending Data Albania një rast që krijon dyshime të dukshme për paligjshmëri dhe konflikt interesi.
Një nga kompanitë private themeluar dhe më herët pronë e deputetit socialist Koco Kokëdhima rezulton që ka përfituar nga kontrata me një numër të madh institucionesh buxhetore në kohën kur deputeti ishte njëkohësisht edhe aksionar dhe pronar i kompanisë Abissnet.
Tabelat e aplikacionit Transaksione Thesari janë publikuar në faqet e para të gazetave ndërsa ish kryetari i partisë më të madhe opozitare, deputet i kuvendit z. Sali Berisha ka paralajmëruar në rrjete sociale se me këto fakte të publikuara do ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese të heqë mandatin e Deputetit Kokëdhima bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Më parë në vitin 2009 për një rast të tillë i është hequr mandati një deputeti me vendim të gjykatës Kushtetuese.
Një nga artikujt mediatik që denoncon duke u bazuar në fakte të Spending Data Albania.