Nga 1 Janari i vitit 2015, gratë që marrin leje lindje do të përfitojnë masë më të ulët parash se sa kanë përfituar deri më tani. Kjo masë vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në ligjin për sigurimet shoqërore të cilat hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Drejtorja e “Open Data Albania” sqaron në emisionin “PërTëFol “ të TV SCAN se sipas ligjit të ri përfitimi i lejes së lindjes nuk do të llogaritët mbi pagën bruto, por mbi bazën e pagës neto që merr gruaja. Sipas ligjit, për të përfituar leje lindje, para fillimit të lejes, gruaja duhet të ketë punuar e siguruar në sektor shtetëror, privat ose  e vetëpunësuar në bujqësi, në vendin tonë, 12 muaj  kalendarike me ose pa ndërprerje në një ose disa qendra  pune. Gjatë shtatzanisë të ketë punuar të paktën një javë.
Leja e pas lindjes në të gjitha rastet është 330 ditë kalendarike. Gratë që marrin leje lindje, nga 1 Janari i vitit të ardhshëm do të përfitojnë më pak para .ndryshimet e ligjit të sigurimeve shoqërore që hyjnë në fuqi në Janar, penalizojnë këtë kategori, pasi përfitimi do të llogaritet mbi pagën neto dhe jo bruto.