Rreth 260 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar nga Bashkia Libohovë gjatë vitit 2014, ndërsa na ndajnë pak ditë nga mbyllja e këtij viti. Shifrat janë publikuar nga Open Data Albania, duke iu referuar Thesarit, dega Gjirokastër, nëpërmjet të cilit janë kryer edhe pagesat e autorizuara nga bashkia. Deri më datën 4 dhjetor 2014, kur edhe është autorizuar veprimi i fundit, në total janë 216 transaksione me vlera të ndryshme.
Paratë janë shpenzuar kryesisht për të mbuluar pagat e administratës, pagat e këshilltarëve, shpenzimet e energjisë elektrike, telefonisë, kancelerisë, ndihma ekonomike, karburant, udhëtime të brendshme, mirëmbajtje e veprave publike etj.  Vlera ekzakte e këtyre shpenzimeve deri në datën 4 dhjetor 2014 është 25, 976, 502. 00 lekë.  
Në ditën në vijim libohovaonline.com do të bëj publike shpenzimet e çdo muaji të vitit 2014, të autorizuara nga Bashkia Libohovë drejt llogarive të institucioneve të tjera buxhetore apo kompanive private që i kanë shitur produkte ose shërbime kësaj bashkie. Këto të dhëna mund t’i aksesojë kushdo në faqen e Open Data Albania, e cila prej kohësh ka ndërmarrë projektin për bërjen transparente të shpenzimeve që bëjnë institucionet buxhetore në Shqipëri. Transparenca e këtyre shpenzimeve ndihmon qytetarët të kuptojnë më mirë destinacionin e taksave dhe tatimeve të tyre.